Zotohen Kosova dhe Shqipëria për thellim të bashkëpunimit ushtarak
“Kosova dhe Shqipëria do të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin vëllazëror në interes të të dyja vendeve tona”, ka shkruar në Facebook ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Mehaj, Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi e ka quajtur vëlla. “Edhe në këtë takim me vëllain, Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ndamë […]





“Kosova dhe Shqipëria do të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin vëllazëror në interes të të dyja vendeve tona”, ka shkruar në Facebook ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Mehaj, Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi e ka quajtur vëlla.
“Edhe në këtë takim me vëllain, Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ndamë kënaqësinë me sukseset e përbashkëta gjatë këtij viti, duke u zotuar që edhe në vitin e ardhshëm të rrisim bashkëpunimin në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, me fokus në forcimin e gatishmërisë për ndërveprim operacional sipas konceptit ‘Smart defense’ “, ka thënë Mehaj.
“Bashkëpunimi bilateral Kosovë -Shqipëri dhe rajonal me vendet partnere në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, është në interes të të dyja vendeve dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e më gjerë”.
Mehaj ka përfunduar duke thënë se vetëm “së bashku jemi gjithmonë më të fortë”.




















