ZPS flet për komunikatën 59: Rexhep Selimi ka deklaruar se Hashim Thaçi ishte hartues i saj

Në paraqitjen e provave kundër katër ish-krerëve të UÇK-së, kryetari i hetuesve në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Ward Ferdinandusse, në Hagë, e ka përmendur komunikatën 59, e cila pretendohet të jetë lëshuar nga UÇK-ja.

Sipas prokurorit të specializuar, përmes kësaj komunikate, kërkohej të keqtrajtohej dhe vritej një person, i cili cilësohej si kolaboracionist. Për këtë komunikatë vazhdimisht kishte folur në të kaluarën ish-ushtari i UÇK-së, Gani Geci, i cili pretendonte se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte urdhëruar vrasjen e tij.

Sipas prokurorit, Hashim Thaçi e kishte mohuar se kjo komunikatë ishte lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

“Komunikata 59 akuzoi në mënyrë të rrejshme një person të caktuar se ishte kolaboracionist, ngaqë siç tregojnë provat, përfshirë Hashim Thaçin, donin që ky person të behej objekt keqtrajtimi në mos vdekje. Në një intervistë të shkurtit 2019, Hashim Thaçi pretendoi se kjo komunikatë nuk ishte lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, dhe se ishte lëshuar nga individë keqdashës, pa dijeninë e shtabit, dhe se në përgjithësi disa nga komunikata dhe deklaratave nuk ishin lëshuar nga shtabi i përgjithshëm, por nga ‘Banhofa’, që do të thotë se stacione treni. Persona të panjohur jashtë vendit për ta përçarë UÇK-në. Gjatë intervistës më vonë me ZPS-në, Hashim Thaci, e përsëriti këtë pretendim, duke thënë se nuk e di se kush e shkroi komunikatën 59”, ka thënë prokurori.

ZPS, pastaj e ka lëshuar një videoincizim të vitit 2019, ku Rexhep Selimi e akuzonte Hashim Thaçin se ai e kishte lëshuar komunikatën 59.

“E ka shkrujt një individ dashakeq, pajtohem plotësisht, ai është Hashim Thaçi. Komunikatën 59, është hartues Hashim Thaçi”, kishte thënë Selimi më 2019.

Po ashtu, sipas tyre, Selimi më vonë në intervistë për ZPS-në, kishte deklaruar se vetë Hashim Thaçi, gjatë kohës së luftës, e kishte shkruar atë komunikatë.

“Në intervistën e tij më vonë për ZPS-në, Selimi qëndroi fjalëve që i kishte thënë në atë studio televizive, duke thënë se Hashim Thaçi e kishte shkruar komunikatën 59, dhe përshkroi se në vitin 98, Hashim Thaçi ia kishte lexuar tekstin e komunikatës 59 me telefon satelitor. Me synimin që të shkatërrohej personi i cekur në komunikatën 59”, ka thënë prokurori.

Ndryshe, të katër ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që i rëndojnë ata për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika