ZPS kërkon që Salih Mustafa të dënohet me 35 vjet burgim

Prokurori Cezary Michalczuk ka kërkuar që Salih Mustafa të dënohet me 35 vjet burgim, për shkak të “kirmeve të rënda”

Salih Mustafa





Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që Salih Mustafa të dënohet me, gjithsej, 35 vjet burgim.

Michalczuk ka theksuar se nuk ka asnjë dyshim se krimet e kryera në këtë rast, jo vetëm që janë të rënda, por janë edhe tejet brutale.

“Rregulla 164 kërkon nga paneli të japë dënim të vetëm që të pasqyrojë tërësinë e sjelljes kriminale të të akuzuarit, varet nga paneli të dënojë të akuzuarin sipas dënimeve që parashikohen apo me dënim më të lartë se ai që paraqitet në lidhje me çdo pikë të veçantë. Për këtë arsye, ZPS kërkon t’í jepet dënim prej 35 vitesh burg”, ka thënë Prokurori Cezary Michalczuk, shkruan BetimipërDrejtësi.

Ndryshe, Jack Smith, prokurori i Specializuar, ka kërkuar nga trupi gjykues që Salih Mustafës t’i shqiptohet dënim me burgim të gjatë.

Për këtë duhet marrë parasysh “realiteti i krimeve dhe efekti që kanë pasur në jetën e viktimave dhe familjeve të tyre”, ka thënë ai gjatë deklaratës përmbyllëse.

“Zyra ime ka kërkuar që ju të jepni një dënim të gjatë me burg të akuzuarit. Ju e dini që ne nuk e bëjmë këtë me lehtësi, por vetëm pas një shqyrtimi të thellë të të gjithë faktorëve të cilat do të merren në shqyrtim për caktimin e një dënimi të drejtë në një rast të tillë të rëndë. Realiteti i akuzave i krimeve të akuzuara duke përfshirë efektin shumë të madh që ato kanë pasur në jetën e viktimave dhe familjeve të tyre është një aspekt i rëndësishëm për t’u marrë parasysh”.

“Në këtë rast, roli i dyfishtë i të akuzuarit si komandant dhe pjesëmarrës përbën një faktor të madh rëndues për dënimi e tij. Si një autor i drejtpërdrejtë, Salih Mustafa siguroi që ata që ai kishte nën komandë t’i trajtonin viktimat me brutalitet dhe ashpërsi të veçantë”, ka thënë Prokurori i Specializuar, shkruan KP.

Ai ka potencuar se kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me viktimat dhe familjet e tyre që sipas tij, kanë vuajtur tërë jetën për shkak të Salih Mustafës. Po ashtu, shtoi se e njëjta ka të bëjë edhe me llogaridhënien duke konfirmuar sundimin e ligjit për të ardhmen.

“Për këto arsye dhe bazuar vetëm në prova dhe ligj ju kërkojmë që ta shpallni të akuzuarin fajtor për krimet e akuzuara dhe të jepni dënimin e rekomanduar, sepse kjo është rruga e drejtë dhe e përshtatshme për krimet e rënda që ai ka kryer”, ka thënë Prokurori i Specializuar.

Gjatë deklaratës përmbyllëse, Smith ka thënë se Salih Mustafa nuk ka bërë asnjë përpjekje që të shprehë keqardhje për viktimat.

Gjatë së martës së 13 shtatorit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të paraqesë deklaratën përmbyllëse për Salih Mustafën. Ndërsa, aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”, njofton Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Tutje, në këtë komunikatë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa në aktakuzën e konfirmuar akuzohet në kuadër të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika