ZRRE diskuton me zëvendësambasadorin gjerman për liberalizimin e tregut të energjisë

Sektori i energjisë,  e me theks procesi i liberalizimit të tregut të energjisë, ishin ndër temat që thuhet të kenë qenë në fokusin e diskutimit në takimin që pati bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) me zëvendës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher.

Ky bord në takim thuhet ta ketë nënvizuar sipas tyre se liberalizimi i tregut tërheq investime në sektorin energjetik.

“Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë, me fokus të veçantë në procesin e liberalizimit të tregut të energjisë. U theksuan benefitet afatgjata që sjell ky proces për konsumatorët, përfshirë rritjen e efikasitetit, përmirësimin e shërbimeve dhe mundësinë e zgjedhjes së furnizuesve. Po ashtu, u diskutua edhe rëndësia e liberalizimit të tregut për tërheqjen e investimeve në sektorin energjetik, çka do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe energjetik të qëndrueshëm të vendit”, thuhet në komunikatën për media.

Më tej në komunikatë është thënë se “ RRE ka vlerësuar gjithmonë bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare dhe shtetet mike të Kosovës, duke theksuar se Gjermania ka kontribuar në zhvillimin e sektorit të energjisë përmes mbështetjes teknike, ekspertizës dhe projekteve të ndryshme. Ky takim ishte një mundësi për të diskutuar mbi bashkëpunimet e mëtejme dhe për të rritur koordinimin në interes të zhvillimit të qëndrueshëm energjetik në Kosovë”.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika