ZRrE gjobit KESCO-n me mbi 8 milionë euro dhe KEDS-in me mbi 2 milionë

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka gjobitur KESCO-n dhe KEDS-in me 11.1 milionë euro për shkak të shkeljeve që ZRrE ka gjetur gjatë monitorimit

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS)





Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka gjobitur KESCO-n me 8.4 milionë euro dhe KEDS-in me 2.7 milionë.

Kjo gjobitje e këtyre dy ndërmarrjeve ka ndodhur pas shkeljeve që ka gjetur ZRrE-ja gjatë monitorimit, thuhet në njoftimin e ZRrE-së, vendim ky i marrë nga bordi gjatë mbledhjes së 16 nëntorit.

“Bordi i ZRrE-së ka shqyrtuar vlerësimin përfundimtar në lidhje me gjetjet e prezantuara nga stafi profesional i ZRRE-së në raportet e monitorimit dhe ka miratuar propozimin për masat administrative me gjobë për KESCO ne vlerën prej 8,4mil€ dhe për KEDS ne vlerën prej 2,7mil€”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së.

Gjatë kësaj seance, bordi i ZRrE-së, ka shqyrtuar dhe miratuar dy kërkesa për licencë të furnizimit me shumicë të energjisë elektrike.

“Bordi i ZRRE-së, shqyrtoi raportet fillestare të monitorimit për KOSTT dhe KEK, pas shqyrtimit Bordi i ZRRE-së, ka vendosur që raportet t’ju dërgohen palëve për të ofruar komentet e tyre me shkrim për shkeljet e gjetura, brenda 14 ditësh nga pranimi i raporteve”, vijon njoftimi.

Bordi i ZRRE-së në këtë mbledhje ka shqyrtuar dhe miratuar edhe Rregullën për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Kapaciteteve të Reja Gjeneruese.

“Bordi ka miratuar 14 kërkesa për marrje të autorizimit për ndërtimin e paneleve solare për vetëkonsum, nga të cilat 9 janë dorëzuar nga persona fizikë dhe pjesa tjetër ndërmarrje të ndryshme me gjithsej 503 kilovat”.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika