ZRRE-ja “e lexon ndryshe” Aktgjykimin e Supremes, bizneset bëjnë gati paditë

Rreth 30 milionë euro është vlerësimi fillestar për dëmin që bizneset që u nxorën në tregun e hapur, vlerësojnë se u është bërë në periudhën Qershor – Nëntor. Për këtë, ato po përgatisin padi. Ndërsa një kallëzim penal, po ashtu, ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji pritet javën e ardhshme, nëse nuk nis zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme

Aktgjykimi i Gjykatës Supreme i publikuar më 17 Nëntor, që shfuqizoi dy nene të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë, nuk rezultoi me fundin e betejës ligjore ndërmjet bizneseve dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Rregullatori ka lexim krejt të kundërt të aktgjykimit krahasuar me bizneset.

Megjithatë, ky institucion nuk u përgjigj në pyetjet e televizionit për rrugën e detajuar pas aktgjykimit të Supremes.

Në anën tjetër, përfaqësues të bizneseve që po kërkojnë që ZRRE-ja t’i kthejë në kuadër të tarifave të rregulluara apo Shërbimit Universal, njoftuan se do t’i drejtohen sërish organeve të drejtësisë.

Nuk ka pasur asnjë lëvizje nga ZRRE deri tani. Në kuadër të Odës Ekonomike është dërguar një njoftim për ZRRE-në, që nëse nuk e zbaton vendimin deri të premten, javën e ardhshme vazhdohen me kallëzim penal për mos-zbatim të aktgjykimit të Gjykatës Supreme. Në të njëjtën kohë, bizneset janë duke u përgatitur që të bëjnë kërkesë për masë të përkohshme në Gjykatë, bazuar në vendimin e Gjykatës Supreme”- Kushtrim Ajvazi, Kryetar i Shoqatës së Prodhuese në kuadër të Odës Ekonomike

Po ashtu, kreu i Shoqatës së Prodhuesve në kuadër të Odës Ekonomike njoftoi se bizneset që, siç u shpreh ai, “u nxorën dhunshëm dhe jashtëligjshëm në tregun e hapur” do të kërkojnë kompensimin e dëmeve financiare nëpërmjet Gjykatave.

Ai përmendi shifra preliminare të dëmeve nga kontratat e furnizimit pas nxjerrjes në tregun e hapur, duke bërë llogari mesatare vetëm deri në fund të Nëntorit.

Gjashtë muaj, janë rreth 180 mijë megavatë. Tash kur e krahasojmë çmimin, çmimi mesatar ka qenë 75 euro ndërsa mesatarja e faturimit është diku 200 euro. Tash, përllogarite 180 mijë herë 120 euro shtesë që është paguar, llogarite edhe pjesën e depozitës që është paguar, edhe ajo ko kosto sepse është bllokuar pare, d.m.th. po besoj e tejkalon, ndoshta rreth 30 milionë euro”- Kushtrim Ajvazi, Kryetar i Shoqatës së Prodhuese në kuadër të Odës Ekonomike.

Në aktgjykimin lidhur me padinë e Odës Ekonomike ndaj ZRRE-së, Gjykata Supreme shpalli të paligjshëm dhe shfuqizoi dy nene të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë.

Ndërsa, hodhi poshtë kërkesën për shfuqizimin dhe shpalljen të paligjshëm të njoftimit të ZRRE-së për Liberalizimin e Tregut të Energjisë, të datës 12 mars 2025, duke mos e konsideruar si akt nënligjor.

Rreth 1300 biznese me më shumë se 50 punëtorë ose më shumë se 10 milionë euro qarkullim vjetor janë nxjerrë në tregun e hapur të energjisë nga 1 Qershori, ndërsa me protesta dhe padi kanë kërkuar që ky proces të shtyhet për një vit.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika