ZRRE: Konsumatorët e prekur nga devijimet tarifore do të kompensohen plotësisht

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka njoftuar se çdo konsumator i prekur nga devijimet e mundshme të orëve tarifore në faturimin e energjisë elektrike do të kompensohet plotësisht, në përputhje me dispozitat në fuqi.

ZRRE-ja ka bërë të ditur se për rastet e paraqitura nga konsumatorët janë ndërmarrë të gjitha veprimet sipas legjislacionit, përfshirë kërkesën për zëvendësimin e njehsorëve elektrikë dhe korrigjime financiare bazuar në vlerësime teknike.

“Gabimet eventuale nëse ndodhin mund të kenë efekt të përkohshëm deri në identifikimin dhe korrigjimin e tyre dhe çdo konsumator i prekur do të kompensohet plotësisht, në përputhje me dispozitat ligjore dhe rregullative në fuqi. Moszbatimi i këtyre detyrimeve nga operatorët do të trajtohet sipas kornizës përkatëse ligjore”, thuhet në njoftim.

Sipas ZRRE-së, në shumicën e rasteve të verifikuara është konstatuar se matja e energjisë ka qenë e saktë, ndërsa problemet e raportuara kanë të bëjnë kryesisht me devijime në kohën tarifore.

ZRRE thekson se, në pjesën më të madhe të rasteve, korrigjimet financiare nuk kanë rezultuar në favor të konsumatorëve, por shton se çdo ankesë do të trajtohet me seriozitet dhe në përputhje me procedurat ligjore.

Shija e redaktorit

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Të fundit nga rubrika