ZRrE: Në prill tarifa të reja për energjinë e shpenzuar

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), ka thënë se në fund të muajit mars ose në fillim të muajit prill pritet që të hyjnë në fuqi tarifat e reja për energjinë elektrike

Foto ilustrim

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) ka bërë të ditur se pritet të hyjnë në fuqi tarifat e reja për energjinë elektrike në fund të muajit mars ose në fillim të muajit prill.

ZRrE-ja ka sqaruar se aktualisht është në fazën e analizimit dhe shqyrtimit të komenteve të dërguara nga palët e interesuara.

Pas këtij procesi, do të merret vendimi për të hyrat maksimale.

“Sa i përket pritshmërisë se sa do të jeni të hyrat e lejuara maksimale, deri në këtë fazë ZRRE ka vetëm vlerësimet fillestare të cilat janë të publikuara, ndërsa vlerësimet përfundimtare për të Hyrat e Lejuara Maksimale janë në proces të shqyrtimit dhe pas këtij vlerësimi Raportet përfundimtare do të publikohen”, thuhet nga ana e ZRrE-së, për RTV21-shin.

Për çështjen e kompensimit të qytetarëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për faturimin e padrejtë në veri, ZRrE-ja nuk ka specifikuar detaje mbi mënyrën se si do të kryhet ky kompensim, përveç se do të shqyrtojë të gjitha opsionet ligjore në dispozicion.

“Ndërsa sa i përket çështjes për kompensimin e qytetarëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për faturimin e padrejtë ndaj qytetarëve për pagesën e rrymës në veri, ZRrE nuk e qartësoi se si do të kompensohen qytetarët përveç se do të shqyrtojë të gjitha opsionet e mundshme ligjore që i ka në dispozicion pavarësisht aktgjykimit kompleks.”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së.

“Qytetarët duhet të kompensohen përmes faturave për rrymën e veriut”

Janë bërë katër ditë që kur Gjykata Kushtetuese vendosi për rastin e 40 milionë eurove që iu faturuan qytetarëve të Kosovës për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore.

Megjithëkëtë, ende vazhdon të mbetet diskutabile mënyra e kthimit të këtyre parave tek kosovarët.

Derisa ZRRE si organ përgjegjës për rregullimin e tarifave ka vazhduar të qëndrojë e heshtur, duke mos dhënë detaje, KEDS-i që shpërndan faturat, shkurt ka kërkuar që për çdo detaj të kontaktohet ZRRE-ja.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika