Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) pritet të mbajë një mbledhje vendimtare më 16 prill, ku do të shqyrtojë dhe miratojë tarifat e reja të energjisë elektrike për periudhën 2025–2026.
Mbledhja është thirrur për në orën 08:30 dhe përfshin në rend dite disa pika kyçe që lidhen me miratimin e tarifave për kompanitë energjetike KOSTT, KEDS dhe KESCO.
Kjo mbledhje vjen pas vendimit të marrë më 11 prill nga ZRrE-së, sipas të cilit çmimi i energjisë do të rritet për rreth 16% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
