ZRrE shtyen shtrenjtimin e rrymës, KOSTT paralajmëron reduktim

Reduktim të energjisë elektrike dhe prishjes së marrëveshjes me ENTSO, është paralajmëruar nga KOSTT, për shkak të mos kapacitetit për të siguruar furnizimin me energjinë elektrike. Opozita fajtor lë qeverinë për këtë situatë, deri Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë për RTV Dukagjini se po prodhon energji elektrike me kapacitete të plota

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka marrë vendim që ta shtyjë ekzekutimin e vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Ky vendim erdhi pas aktvendimit të Gjykatë së Apelit, e cila vërtetoi vendimin e Themelores për bllokimin e tarifave të shtrenjtuara.

Kjo ka bërë që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT-i që të paralajmërojë reduktime të energjisë elektrike, për shkak të mos kapacitetit për sigurimin e saj.

Ndërkohë, Korporata Energjetike e Kosovës i ka thënë RTV Dukagjinit se po prodhon rrymë me kapacitete të plota, mjaftushem për të përmbushur kërkesat e konsumit vendor.

“KEK ju njofton se aktualisht është duke operuar sipas planit dhe bilancit energjetike me 4 njësi prodhuese (B-1, A-3, A-4 dhe A-5), me kapacitete të plota prej rreth 660 MË/h. duke përmbushur kërkesat e konsumit vendor” ka thënë Korporata Energjetike e Kosovës.

E njoftimi i KOSTT-it ka shqetësuar edhe partitë opozitare.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka thënë se duhet sa më shpejtë të merret një vendim i ri nga ZRrE.

“Jemi urgjentinsht në kërkesë që vendimi i gjykatës të fillojë së zbatuari dhe ky vendim i gjykatës e fut ingranazhin e rregullatorit në lëvizje” ka thënë Shala.

Ndërkohë, Valentina Bunjaku nga LDK, fajin për këtë situatë e ka vënë te Qeveria Kurti.

“Qeveria e ka për obligim të i’u bëjë qytetarëve zgjidhjen për kthimin e mjeteve dhe e ka për obligim që ta subvencionoj kostin”

KOSTT ka paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren veprime, do të rrezikohet seriozisht Marrëveshja e Kyçjes në rrjetin evropian të transmisionit të energjisë elektrike.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika