ZRrE vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizimin e tregut të energjisë

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka vendosur të zbatojë vendimin e Gjykatës Supreme, e cila shpalli të paligjshëm dhe shfuqizoi dy nene të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike.

Të mërkurën Duke aprovuar kërkesëpadinë e paraqitur nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), Supremja ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar disa prej neneve bazë të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, të miratuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), njofton Dukagjini.

Me këtë vendim, Gjykata Supreme shfuqizoi: Nenin 8 të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike (18 janar 2017); Nenin 2 të Udhëzuesit për Ndryshimin dhe Plotësimin e këtij udhëzuesi.

Sipas Gjykatës, këto dispozita kanë krijuar paqartësi të theksuara juridike dhe ekonomike, duke cenuar të drejtën e konsumatorëve për një sistem të qartë, të parashikueshëm dhe në përputhje me ligjin.

Supremja shfuqizon dy nene të Udhëzuesit të ZRRE-së për liberalizim të tregut të energjisë

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika