Zubin Potok: Qindra mijëra euro për punë që nuk u kryen kurrë

Sipas dokumenteve të nxjerra së fundmi nga komuna e Zubin Potokut, janë evidentuar një numër i kontratave të dyshimta. Disa prej tyre ndërlidhen me projekte të cilat kryesisht i janë dhënë një kompanie që tash është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Një pjesë të konsiderueshme të parave të dedikuara për investime kapitale, komuna e Zubin Potokut ndër vite ia ka ndarë një kompanie, “RAD”.

Kompania, bashkë me pronarin e saj, Radulle Steviq, janë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Projektet e fituara nga “RAD”, kapin shifra milionëshe.

Kontrata të tilla u hasën edhe në komunën e Zubin Potokut. Me to po merren dy zëvendësministrat, Radoica Radomiroviq e Arbër Vokrri.

“Ajo që është ndoshta më alarmuese është që nga mjetet buxhetore që i ka ndarë Republika e Kosovës, komuna e Zubin Potokut i ka paguar pjesëtarët e organizatës të shpallur terroriste vitin e kaluar,” tha Arbër Vokrri – Zv.ministër i Pushtetit Lokal.

Këto shkelje, Vokri ka thënë se akoma nuk janë dorëzuar në Prokurori.

Sipas dokumenteve të nxjerra së fundmi nga komuna e Zubin Potokut, vetëm në disa kontrata kompania “RAD” në vitin 2020, përfitoi mbi 800 mijë euro.

Shumë prej këtyre projekteve, zëvendësministri Vokrri tregon se nuk u realizuan asnjëherë.

“Janë disa projekte të cilat i kalojnë përmasat e shumave monetare për punët që do të duhej të kryheshin. E poashtu për projekte të cilat do të duhej të kryheshin. Kur i pyesim qytetarët e Zubin Potokut për disa projekte, ata jo vetëm që nuk i kanë parë ato, por as nuk kanë dëgjuar për to,” shtoi Vokrri.

Përveç “RAD”, komuna e Zubin Potokut ka lidhur kontrata të dyshimta edhe me disa kompani të tjera.

Një prej tyre është ajo për të përmirësuar cilësinë në lumin Ibër. Për këtë projekt u ndanë 346 mijë euro.

Disa prej kontratave të dyshimta, zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Radomica Radomiroviq po i publikon në profilin e tij në Facebook.

Në këto postime, shumë qytetarë serbë po shprehin pakënaqësitë e tyre.

“U shkatërruam nga hajdutët dhe tradhtia”

“Ata jetojnë në Beograd dhe marrin paga, kurse unë punoj këtu qe dhjetë vjet për 170 euro”

“Prandaj i kërcënojnë dhe i frikësojnë të varfërit, sepse u konvenon të vjedhin dhe të plaçkisin”

Prokuroria Speciale nuk i është përgjigjur pyetjeve të Dukagjinit, për të treguar nëse është duke i hetuar këto raste.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika