Zulfaj: Kushtetuta e Kosovës, më e avancuara për të drejtat e pakicave
Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit në detyrë të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit serb Nemanja Staroviq lidhur me pronën në veri të vendit, duke e cilësuar narrativën e tij si propagandë klasike të inspiruar nga Rusia. “Kjo është drejtpërdrejt nga libri i strategjisë së Rusisë: përsërite një gënjeshtër mjaft shpesh dhe shpreso që […]
Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit në detyrë të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit serb Nemanja Staroviq lidhur me pronën në veri të vendit, duke e cilësuar narrativën e tij si propagandë klasike të inspiruar nga Rusia.
“Kjo është drejtpërdrejt nga libri i strategjisë së Rusisë: përsërite një gënjeshtër mjaft shpesh dhe shpreso që dikush ta besojë”, ka shkruar Zulfaj në platformën X.
Ai ka theksuar se Republika e Kosovës ka kushtetutën më të përparuar në rajon kur bëhet fjalë për të drejtat e pakicave, duke theksuar se ajo shkon përtej standardeve ndërkombëtare.
“Republika e Kosovës ka kushtetutën më të përparuar kur bëhet fjalë për të drejtat e pakicave, duke shkuar përtej standardeve ndërkombëtare, siç kanë arritur në përfundimin e juristët e shquar të Këshillit të Evropës”, ka shtuar Zulfaj.















