Zulfaj: Propaganda serbe për serbët e Kosovës ndjek “manualin rus”

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe për Integrim Evropian, e cila e ka cilësuar komunitetin serb në Kosovë si “grupin etnik më të privuar nga të drejtat në Evropën bashkëkohore”.

Zulfaj ka kundërshtuar këtë pretendim, duke theksuar se të drejtat e komunitetit serb në Kosovë janë të garantuara me Kushtetutë dhe përfshijnë një sërë mekanizmash të veçantë për përfaqësim dhe mbrojtje institucionale.

Sipas tij, komuniteti serb ka 10 ulëse të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, një pozitë të garantuar ministrore, gjyqtarë të rezervuar në tri institucionet më të larta gjyqësore, kanal të vet televiziv publik, të drejtën për universitet publik dhe të drejtën e vetos për ligjet ose ndryshimet kushtetuese që prekin drejtpërdrejt të drejtat e komuniteteve.

“Secila prej këtyre është e përcaktuar në Kushtetutë, të cilën mund ta hapë dhe ta lexojë kushdo”, ka shkruar Zulfaj.

Ai ka bërë krahasim me situatën e shqiptarëve në Serbi, duke pretenduar se atyre u “pasivizohen” adresat e banimit dhe se, si pasojë, mund të humbin dokumentet, qasjen në shërbime shëndetësore, arsim dhe të drejtën e votës.

Zulfaj i është referuar edhe Komitetit të Helsinkit në Serbi, i cili, sipas tij, këtë praktikë e ka cilësuar si “spastrim etnik përmes mjeteve administrative”.

Ai ka përmendur gjithashtu raportin e Komisionit Evropian për Serbinë për vitin 2025, duke thënë se edhe ky dokument e evidenton këtë praktikë.

“Kjo është privim nga të drejtat”, ka shkruar Zulfaj.

Në reagimin e tij, kryenegociatori i Kosovës ka akuzuar Serbinë për përdorim të një narrative që, sipas tij, është pjesë e propagandës ruse.

“Por nuk është se Nemanja dhe Nemanët në Serbi nuk e dinë. Është sepse nuk u intereson”, ka shkruar ai.

Zulfaj ka shtuar se “manuali rus nuk kërkon të vërtetën apo faktet”, duke argumentuar se detyra e evropianëve është të kundërshtojnë propagandën ruse dhe, siç i quan ai, përfaqësuesit e saj kudo që shfaqen.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika