“Zullum kemi bë vetëm kundër pushtuesit serb”, veteranët e quajnë të turpshme gjuhën e Kurtit

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e quajnë të turpshme gjuhën që kryetari i Vetëvendosjes përdori ndaj çlirimtarëve në një tubim zgjedhor në Zvicër. Sipas tyre, vlerat e luftës nuk duhet të përdorën nëpër fushata zgjedhore. Derisa njohësit e çështjeve politike e konsiderojnë se Kurti po përdor sërish gjuhë polarizuese dhe strategjinë e sulmit.

“Nuk ka edhe patriot edhe hajn, ose patriot ose hajn, nuk ka edhe çlirimtar edhe zullumqar”, ka thënë Albin Kurti.

Shkoi mijëra kilometra larg deri në Zvicër, që t’ua jap këtë mesazh bashkatdhetarëve.

Kryetari i Vetëvendosjes, kryeministër në detyrë Albin Kurti tha se kontributi i veteranëve për pavarësim të Kosovës, s’mund të përdoret si arsyetim për korrupsion e pasurim personal.

Kësaj akuze, i janë kundërpërgjigjur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke e cilësuar si tejet të rëndë.

“Ne zullum kemi bë vetëm kundër pushtuesit serb, dhe kundër forcave pushtuese serbe, jo kundër serbëve, por UÇK, atë zullumin që ka mund ta bëjë, kundër pushtetit serb dhe jo indivdëve, prandaj konsideroj se përdorimi I këtyre termave është turp”, ka thënë Fatmir Sopi, Nënkryetar i OVL-UÇK-së.

Sipas Sopit, çlirimtarët e shtetit nuk duhet të përdoren për fushata zgjedhore, sidomos kur cak është dëmtimi i integritetit të tyre.

“Është për të ardhur keq që Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e saj e drejtë të merret për gojë sa herë që dikujt i duhet një grusht votash. Konsideroj se partitë politike duhet të garojnë për programet politike dhe jo të merren me një faqe të ndritshme të historisë sonë”, ka thënë Fatmir Sopi, Nënkryetar i OVL-UÇK-së.

Njohësit e çështjeve politike ndërkohë, konsiderojnë se Kurti sërish po e përdor metodën e polarizimit dhe sulmit.

“Sulmohet pikërisht ajo vlera më e madhe që kanë akterët, kundërshtarët politikë. Prandaj edhe kjo formë e komunikimit duhet të kuptohet si diçka e tillë. Pra mund të jesh çlirimtar dhe hajn, ndoshta e mbulon atë faktin që e ka Albin Kurti brenda partisë së tij, që mund të mos jesh fare çlirimtare, mund të kesh qenë madje edhe bashkëpunëtorë i pushteteve të kaluara okupuese, por sot mund të jesh edhe hajn”, ka thënë Blerim Canaj, Analist.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti u kritikua sidomos në zgjedhjet e shkurtit 2025 ku pas shpalljes së rezultatit, i quajti kundërshtarët politikë ‘hajvan’ e tha se ‘ka kaluar koha e hajvanatit’.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika