Deri tani, vetëm një qytetar ka votuar në Lipë të Zveçanit.

Gazetarja e RTV Dukagjini, Doruntina Bylykbashi, ka treguar se nga 200 votues, vetëm një ka votuar.

Numër i vogël i votuesve vërehet edhe në komunat e tjera në veri.

4 votues janë numëruar në qendrën më të madhe të Mitrovicës së Veriut, ndërsa dy te njëra në Leposaviq.

Të dielën e 23 prillit po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Nga 44 sa kanë qenë në të kaluarën, kësaj radhe janë 19 qendra votimi,  shumica prej tyre do të improvizohen në kontejnerë.

Numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19, me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta, me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative, me gjithsej 28 vendvotime.

Që të tri komunat, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, kanë mbetur pa kryetarë të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo pasi serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Në garë për kryetar të këtyre komunave janë 10 kandidatë nga tri subjekte politike, prej të cilave, vetëm një nga komuniteti serb. Kandidatja Pantoviq tashmë ka dhënë votën e saj.