Zveçla uron Policinë e Kosovës: Anëtarësimi në Interpol s’po ndodh për shkak të pengesave politike

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme/EO

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës është treguar e suksesshme në veri të vendit, siç ka thënë pas një kohe të gjatë.

Ai tutje ka premtuar më shumë luftë kundër shkelësve të ligjit. Sipas tij, numri i rasteve të pazbardhura është minimal, përfshirë edhe pjesën e veriut të vendit.

Në 24-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, Sveçla ka folur për profesionalizmin e tyre.

“Është mirë që policia e Kosovës pas një kohe të gjatë është jashtëzakonisht e suksesshme në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës kjo tashmë është evidente. Unë jam i bindur që puna e policisë nuk do të ndalet me kaq. Është fal edhe profesionalizmit të njësiteve të cilat ne i vizituam. Numri i rasteve të pa zbuluara është minimale përfshirë edhe atë pjesë të Republikës sonë. Herë do kur do e unë jam i bindur që shumë shpejt secili do të jap llogari për shkeljet, për krimet që ka bërë e që bënë në cilin do cep të Kosovës”, ka thënë ai.

Sveçla ka shtuar se anëtarësimi i PK-së në Interpol është duke u bërë për shkak të pengesave politike. Ai ka diskutuar edhe për besueshmërinë që e ka ky institucion te qytetarët.

“Për sa i takon aftësive të PK-së patjetër që jo vetëm se PK do të ishte pjesë e Interpolit por do të ishte një ndër policit më të mira në Interpol, ashtu siç është policia më e mirë në rajon. Është çështje pengesave politike për të cilat ne të gjithë jemi dëshmitarë, unë jam i bindur që me një mobilizim të duhur të të gjithë akterëv në këtë fushë ne do të arrijmë edhe këtë sukses ashtu edhe siç u bëmë pjesë apo dërguam përfaqësuesin tonë në Europol”, ka theksuar Sveçla.

“Policia e Kosovës është institucioni me besueshmërinë më të madhe në shoqërinë tonë. Kjo edhe nuk është e rastësishme falë punës së jashtëzakonshme të çdo zyrtari policor, fal përgatitjes së tyre profesionale dhe pajisjeve të cilat ata me profesionalizëm i përdorin në të mirë të qytetarit në përforcim të rendit dhe ligjit. Gjithmonë duke pasur në fokus barazinë e qytetarëve, duke pasur në fokus të drejtat e tyre dhe ushtrimin e këtyre detyrave të tyre ta bëjnë në një vizion të përgjithshëm në të mirë të të gjithë shoqërisë”, tha ai.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika