Zvicër: vritet 37 vjeçarja nga Kosova, i dyshuar burri i saj kosovar
Një 37 vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey, Vaus të Zvicrës, të premten e 27 majti, shkruan “Blick”. Sipas mediumit zviceran “Blick”, raportohet se shtetasi kosovar(42 vjeç) ka vrarë gruan (37 vjeçe) e tij me thikë. “Pasi kanë hapur derën me dhunë, efektivët kanë gjetur viktimën kosovare (37), […]
Një 37 vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey, Vaus të Zvicrës, të premten e 27 majti, shkruan “Blick”.
Sipas mediumit zviceran “Blick”, raportohet se shtetasi kosovar(42 vjeç) ka vrarë gruan (37 vjeçe) e tij me thikë.
“Pasi kanë hapur derën me dhunë, efektivët kanë gjetur viktimën kosovare (37), e cili ishte goditur disa herë me thikë dhe kishte ndërruar jetë. Autori i dyshuar u arrestua menjëherë nga policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të Vaud për procedime të mëtejshme. Katër fëmijët e viktimës po kujdeseshin nga familja”, shkruan “Blick”.















