Zvicra e Skocia ndajnë pikët
Ndeshja midis Zvicrës dhe Skocisë ka përfunduar me rezultat 1:1, duke bërë që të dyja skuadrat të ndajnë pikët. Skocia ishte e para që shënoi në minutën e 13-të me një gol nga Scott McTominay. Megjithatë, Zvicra arriti të barazojë rezultatin në minutën e 26-të me një supergol të shënuar nga Xherdan Shaqiri. Zvicra tani […]
Ndeshja midis Zvicrës dhe Skocisë ka përfunduar me rezultat 1:1, duke bërë që të dyja skuadrat të ndajnë pikët.
Skocia ishte e para që shënoi në minutën e 13-të me një gol nga Scott McTominay.
Megjithatë, Zvicra arriti të barazojë rezultatin në minutën e 26-të me një supergol të shënuar nga Xherdan Shaqiri.
Zvicra tani është e dytë në grup me katër pikë. Skocia del në vendin e tretë me një pikë.
Gjermania udhëheq me gjashtë pikë, ndërsa Hungaria mbetet pa pikë.
🚨 L I V E
S C O 1️⃣🆚1️⃣ S U I
⚽️ X. S h a q i r i
#SCOSUI #EURO2024 #EURO #Scotland #Switzerland— Euro 2024 Out Of Context (@Euro24Ooc) June 19, 2024
Ndeshja i takon fazës së grupeve A, në Euro 2024.
Zvicra kishte triumfuar 3-1 ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë, duke e nisur mbarë rrugëtimin në këtë Evropian.
Ndërsa, Skocia ishte mposhtur me rezultat 5:1 në ndeshjen e parë nga Gjermania.
Formacionet zyrtare: Zvicra përballë Skocisë – Xherdan Shaqiri nga minuta e parë















