Zvicra lanson Programin e Bashkëpunimit 2026–2029 për Kosovën, 70 milionë euro mbështetje

Kosova dhe Zvicra kanë lansuar sot Programin e Bashkëpunimit të Zvicrës në Kosovë për periudhën 2026–2029, duke shënuar vazhdimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve përmes një pakete mbështetëse prej rreth 70 milionë eurosh.

Programi u prezantua në një ngjarje të mbajtur në Prishtinë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, partnerëve dhe përfituesve, ku u theksua përkushtimi i përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm, stabilitetin dhe avancimin e reformave në Kosovë.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, deklaroi se mbështetja zvicerane ka qenë e orientuar vazhdimisht drejt qytetarëve dhe zhvillimit të vendit, ndërsa programi i ri, sipas tij, shënon kalimin drejt një partneriteti më strategjik.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Patricia Danzi, tha se programi është hartuar në përputhje me Strategjinë Kombëtare Zhvillimore të Kosovës dhe është ndërtuar në bashkëpunim me institucionet, sektorin privat dhe shoqërinë civile.

Sipas saj, angazhimi financiar prej 64.5 milionë frangash zvicerane, apo rreth 70 milionë euro, synon të përkthehet në ndikim konkret për qytetarët, përmes forcimit të sistemeve dhe krijimit të mundësive zhvillimore.

Kryeministri Albin Kurti e vlerësoi Zvicrën si një nga partnerët më të mëdhenj bilateralë të Kosovës dhe investitorin e dytë më të madh të huaj, duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve lidhet edhe me rrugëtimin evropian të Kosovës.

Ai tha se Programi i Bashkëpunimit 2026–2029 është i harmonizuar me prioritetet reformuese dhe me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030.

Programi fokusohet në tri fusha kryesore: qeverisjen demokratike dhe paqen, zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe tranzicionin e gjelbër, si dhe zhvillimin e barabartë njerëzor. Po ashtu, do të vazhdojë edhe bashkëpunimi dypalësh në fushën e migrimit.

Programi është zhvilluar përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse që përfshin disa institucione federale zvicerane, përfshirë SDC, SECO, SEM dhe Divizionin për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut në kuadër të Departamentit Federal për Punë të Jashtme.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika