Zvicra mposht Kanadanë dhe e mbyll grupin në vendin e parë

Zvicra ka mposhtur Kanadanë 2:1 në Vancouver të mërkurën mbrëma, duke e mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë të Grupit B me shtatë pikë.

Kanadaja përfundon e dyta me katër pikë, sa ka edhe Bosnjë e Hercegovina, por me gol-dallim më të mirë. Ndeshja direkte mes Kanadasë dhe Bosnjë e Hercegovinës është mbyllur 1:1.

Zvicra e nisi pjesën e dytë në mënyrë perfekte, kur Johan Manzambi asistoi vetëm 40 sekonda pas rifillimit të lojës për Ruben Vargas, i cili shënoi për 1:0. Vetë Manzambi e dyfishoi epërsinë në minutën e 57-të, duke shënuar golin e tretë të tij në këtë Botëror.

Kanadaja u kthye në lojë në minutën e 76-të, kur zëvendësuesi Promise David shënoi vetëm një minutë pas futjes në fushë.

Te Zvicra, kapiteni Granit Xhaka e përfundoi ndeshjen, por u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 32-të. Ndërsa Ardon Jashari mbeti në bankën rezervë.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika