Zvicra ka dëshpruar Italinë duke munduar atë me rezultat 2:0.
Fitorja e Zvicrës ka dërguar në shtëpi Italinë, kampionin në fuqi të Evropës, ndërsa helvetët duke u kualifikuar në çerekfinale të Euro 2024.
Zvicra shënon golin e dytë ndaj Italisë
30 sekonda pasi filloi pjesa e dytë e përballjes së Zvicrës me Italinë, ishte Vargas ai që dyfishoi epërsinë për helvetikët.

Pjesën e parë Zvicrra e ka përmbyllur me 1:0 në përballje me Italinë.
Në minutën e 37-të Zvicra arriti që të shënojë golin e epërsisë me anë të Remo Freuler i cili pranoi një pasim të mirë nga Vargas brenda zonës duke shënuar për 1 me 0.

Helvetikët rastin e parë serioz e patën në minutën e 24-të me anë të Breel Embolos i cili dështoi të shënojë ballë për ballë Gianluigi Donnarummës.

Zvicra shënon golin e epërsisë ndaj Italisë
Skuadra e Zvicrës ka shënuar golin e epërsisë ndaj Italisë.
Në minutën e 37-të nga një pasim i Vargas te Freuler, ky i fundit dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit.

Formacionet zyrtare, Zvicër – Itali: Yakin dhe Spalletti e nisin me më të mirët

Kombëtarja e Zvicrës dhe ajo e Italisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para fillimit të ndeshjes së tyre në kuadër të raundit të 1/16-tës në Euro 2024.

Ndeshja mes këtyre dy ekipeve kombëtare do të nis me fillim nga ora 18:00 dhe do të luhet në “Olympiastadion” të Berlinit.

Zvicra e kishte siguruar kualifikimin në mesin e 16 kombëtareve më të mira duke u pozicionuar e dyta në Grupin A me pesë pikë të grumbulluara aty ku bënin pjesë edhe Gjermania, Skocia dhe Hungaria.

Italia në anën tjetër që gjendje në Grupin B së bashku me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë, u kualifikua si e dyta e grupit falë një barazimi që e arritën në ndeshjen e fundit ndaj Kroacisë në çastet e fundit të takimit.

Hera e fundit kur këto dy kombëtare ishin përballur me njëra-tjetrën ishte në kuadër të kualifikimeve të Botërorit 2022, ku dy ndeshjet e zhvilluara mes tyre kishin përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Yakin i ka besuar sërish emrave si Granit Xhaka, Michel Aebishcer, Dan Ndoye dhe Breel Embolo, ndërsa ai i Italisë, Spalletti për herë të parë minuta i ka dhuruar dyshes Stephan El Shaarawy dhe Gianluca Mancini.

Formacionet zyrtare:

Zvicra: Sommer; Schar, Akanji, Rodriguez; Aebischer, Freuler, Xhaka, Rieder; Vargas, Ndoye, Embolo.

Italia: Donnarumma; Darmian, Bastoni, Mancini, Di Lorenzo; Barella, Fagioli, Cristante; El Shaarawy, Scamacca, Chiesa./Telegrafi

Here’s your #Azzurri line-up 📋 #SUIITA #EURO2024 #VivoAzzurro pic.twitter.com/swHAChgUhK

— Italy ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri_En) June 29, 2024