Zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratave të gazetarit Ridvan Berisha gjatë emisionit “Politiko” në Kanal 10.

Presidenca i ka quajtur shpifje edhe gënjeshtra deklaratat e Berishës, kur ka thënë se Presidentja Osmani është implikuar në rastin “Pantiq”.

“Liria e fjalës është në funksion të të vërtetës, por jo të shpifjeve. Presidentja Osmani qysh nesër do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor për këtë shpifje të Ridvan Berishës”.

Më tej, Presidenca ka theksuar se ajo nuk përzihet në punët e drejtësisë.

“Presidentja Osmani në asnjë rast dhe në asnjë situatë nuk interferon në punën e organeve të drejtësisë. Këtë NUK e ka bërë as në rastin “Pantiq’”.

“Ky model i takon të kaluarës. Presidentja punon me përkushtim për ta afirmuar Kosovën dhe për ta forcuar sundimin e ligjit dhe rendit”, thihet në komunikatën e presidencës.