Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë: Aksioni në Shtërpcë – për t’i frikësuar serbët

Zyra për Kosovë ne Qeverinë e Serbisë, ka thënë se qëllimi i këtij aksioni të Policisë së Kosovës, në Shtërpcë, ishte frikësimi dhe maltretimi i serbëve në këtë komunë

Ilustrim

Pas urdhrit të Gjykatës Themelore të Ferizajt, që Policia e Kosovës të zhvillojë një aksion për të sekuestruar kamera të sigurisë të vendosura nga strukturat ilegale serbe në komunën e Shtërpcës, ka reaguar edhe Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Me anë të një komunikate për media, Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se qëllimi i këtij aksioni ishte “frikësimi dhe maltretimi i serbëve në këtë komunë”.

Sipas reagimi të lëshuar nga kjo zyrë, thuhet se forcat policore kanë hyrë në një shkollë fillore në Brezovicë, në objektin e postës serbe në fshatin Drajkovc.

Po ashtu, është kontrolluar edhe ndërtesa e komunës e cila funksionon në sistemin serb, ku edhe janë sekuestruar “dokumentacionet dhe kompjuterët”.

Ndërsa, sa i përket heqjes së kamerave nga disa “shtylla ndriçuese”, sipas zyrës thuhet se këto kamera “të cilat ilegalisht u vendosën para 10 vjetësh, nuk janë në funksion që disa vite”.

“Nuk ka dyshim se ky është një sulm i ri dhe presion mbi serbët që të largohen nga shtëpitë, sepse nuk ka arsye për këtë aksion të ri në këtë komunë serbe”, thuhet në komunikatën e kësaj zyre.

Ndërkaq, të gjitha dosjet e strukturave paralele të Serbisë janë sekuestruar gjatë aksionit të së enjtes në Shtërpcë.

Kështu ka bërë të ditur për portalin Dukagjini, prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.

“Jemi duke e zbatuar një urdhërese të gjykatës për kontroll dhe sekuestrim te dokumentacionit dhe pajisjeve në objektin e strukturave ilegale. Janë sekuestruar të gjitha dosjet”, deklaroi Maloku.

Maloku ka thënë se për momentin nuk ka të arrestuar, por që pritet të merret në pyetje drejtori i shkollës ku janë vendosur kamerat nga strukturat ilegale.

Sipas Malokut, ky rast nuk është i lidhur me rastin “Brezovica”, që ka të bëjë me keqpërdorimet në dhënien e lejeve të ndërtimit në qendrës turistike të Brezovicës.

Sipas tij, e vetmja lidhje është se ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, ka qenë edhe koordinator i strukturave ilegale në këtë komunë.

Ndryshe, Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, aksionin “Brezovica” e kishte nisur më 21 dhjetor të vitit 2021. Nga aksioni i parë ishin arrestuar 10 persona.

Lidhur me rastin, është arrestuar edhe ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliç.

Prokuroria Themelore e Ferizajt kishte deklaruar se Nikolliç, kishte përfituar deri në një milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë.

Për këto arrestime, kishte reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili kishte premtuar ndihmë juridike për të arrestuarit.

Shtërpca është njëra prej gjashtë komunave me shumicë serbe në jug të Lumit Ibër në Kosovë, në krye të saj ishte Nikolliç, nga radhët e Listës Serbe.

Kjo është partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit.

Ai, para se t’i bashkohej Listës Serbe në vitin 2013, ishte kryetar i Shtërpcës nga radhët e Partisë së Pavarur Liberale, e cila në fillim të vitit 2020 shpalli moratorium politik, si pasojë e dominimit total të Listës Serbe.

Përveç Nikoliç, janë arrestuar edhe zyrtarë të tjerë të kësaj komune, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës, dhe pronarë të kompanive të ndryshme ndërtimore.

Pos aksionit të parë, lidhur me rastin “Brezovica”, janë zhvilluar edhe aksione të tjera nga të cilat kanë përfunduar edhe me dhjetëra persona të tjerë të arrestuar nga Policia e Kosovës.

Aksioni në Shtërpcë: Sekuestrohen dosjet e strukturave paralele të Serbisë

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika