Zyrapi: Rexhep Selimi dhe Sokol Bashota kanë qenë në Drejtorinë Operative të Shtabit të UÇK-së

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Bislim Zyrapi tha se detyrën për të shkuar në Zonën e Drenicës e mori nga Sokol Bashota dhe Rexhep Selimi, të cilët sipas tij kanë qenë në Drejtorinë Operative të Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Fillimisht, iu prezantua një intervistë e tij e dhënë më herët, në të cilën kishte thënë se Rexhep Selimi e kishte ngarkuar Zyrapin me detyrën për të dhënë këshillime në zonën operative të Drenicës.

“Po e saktë është. Edhe Sokol Bashota edhe Rexhep Selimi, dytë kanë qenë në Drejtorinë Operative. Kështu që mua më kujtohet se edhe në kohën, të parën kur kam dalë me e vizitu Drenicën ka qenë Sokol Bashota, pastaj me Rexhep Selimin”, tha dëshmitari.

Zyrapi theksoi se gjatë qershorit apo korrikut 1998 ka qenë në Llapushnik dhe se herën e parë tha se ka qenë me Rexhep Selimin, me komandantin e njësisë lokale, si dhe me Fatmir Limajn.

Më pas, për një dokument i cili iu prezantua dëshmitarit, pati kundërshtime mbrojtja e të akuzuarve me pretendimet se nuk kishte vulë, datë dhe nënshkrim. Sipas mbrojtjes, është problematike besueshmëria e dokumentit, e që për këtë arsye duhet kundërshtuar.

Pas këtij dokumenti, u prezantua një tjetër, në të cilin sipas prokurores Clare Lawson ishin vendime për bashkimin e dy njësive të një zone operative. Kurse, Zyrapi tha i se i njeh emrat që përmendeshin në atë dokument.

Gjithashtu, u prezantua edhe një dokument tjetër, në të cilin thuhej se ishte bërë kërkesë për tabela të veturave të UÇK-së.

“E di që ka pas tabela qe janë përdorë me shenjta të UÇK-së, po për Policinë Ushtarake në veçanti nuk e di. Nuk po më kujtohet”, tha Zyrapi, në përgjigje të prokurores Lawson se a kishin makinat e UÇK-së dhe Policia Ushtarake targa të veçanta./Betimi për Drejtësi

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika