Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të reja për të parandaluar luftën

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Iranit do të takohen në Zvicër më 17 shkurt për rundin e dytë të bisedimeve lidhur me arritjen e një marrëveshjeje për ta kufizuar programin bërthamor të Teheranit dhe për ta shmangur luftën.

Palët zhvilluan bisedime indirekte në fillim të këtij muaji në Oman, për herë të parë qëkurse u bombarduan objektet e rëndësishme bërthamore të Iranit nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara gjatë një konflikti të shkurtër në qershorin e vitit të kaluar.

Bisedimet e së martës do të zhvillohen në një kohë të grumbullimit të madh të forcave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.

Tensionet janë rritur pas protestave masive mbarëkombëtare në Iran muajin e kaluar, gjatë të cilave autoritetet kryen shtypje brutale që, sipas grupeve për të drejtat e njeriut, la mijëra të vrarë.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, do të zhvillojë bisedime në Gjenevë me të dërguarin special të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ndërsa përfaqësuesit e Omanit do të veprojnë si ndërmjetës.

“Jam në Gjenevë me ide konkrete për të arritur një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë. Ajo që nuk është në tryezë: nënshtrimi përballë kërcënimeve”, shkroi Araqchi në platformën X më 16 shkurt, teksa mbërriti për bisedime me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Rafael Grossi.

Teherani ka thënë se është i gatshëm të pranojë kufizime ndaj programit të tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve të rënda ekonomike amerikane, por nuk do të heqë dorë nga e drejta për pasurimin e uraniumit.

Uashingtoni ka kërkuar zgjerimin e fushës së bisedimeve për të përfshirë kufizime ndaj programit iranian të raketave balistike dhe ndërprerjen e mbështetjes së Teheranit për grupet e armatosura në Lindjen e Mesme. Por, Irani i cilëson këto çështje si të papranueshme për diskutim.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika