Klubi i Basketbollit, Trepça, ka njoftuar se ka ndarë rrugët me basketbollistin Cadarian Raines.

Këtë klubi nga Mitrovica e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, ku e kanë falënderuar për bashkëpunimin.

“Me marrëveshje dypalëshe kemi ndërprerë bashkëpunimin me Cadarian Raines. Thank you!”, ka shkruar ">Trepça.

Para pesë dite po ashtu KB Trepça ka ndarë rrugët me Adam Grant.