Zyrtare: Emërohet përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës

Trajneri slloven, Primozh Gliha, do të jetë përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll

Të martën, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vendosur që në krye të shtabit teknik të Kombëtares të emërohet Primozh Gliha.

Ndihmësit e tij do të jenë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards.

“KE i FFK-së ka vendosur që t’ia besojë drejtimin e Dardanëve ekipit të brendshëm të trajnerëve që tashmë janë të angazhuar në ekipet kombëtare.”

“Ata njëherësh do të qëndrojnë në ekipet e grupmoshave që i drejtojnë, por do të jenë të angazhuar për të ndihmuar përzgjedhësin Gliha në Kombëtaren A,” ka njoftuar FFK.

Kujtojmë se para disa javësh nga posti i selektorit të ‘Dardanëve’ ishte shkarkuar Alain Giresse.

Giresse ishta larguar pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e para të ciklit kualifikues për ‘Euro 2024’.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika