Zyrtare: Eros Grezda rikthehet në kampionatin hungarez

Eros Grezda rikthehet sërish në kampionatin hungarezë, në ekipin që e la një vit më parë

Eros Greza

Eros Grezda i dha fund aventurës në Turqi me skuadrën e Manisës dhe duket se e ka gjetur menjëherë skuadrën e re.

Bëhet fjalë për një rikthim te ish-skuadra e tij, Zalaegerszeg në Hungari, nga e cila u largua një vit më parë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi hungarez, i cili i uron mirëseardhjen ish-futbollistit të Kombëtares.

Eros Grezda luajti pjesën e dytë të sezonit 2021/22 në Kategorinë e Parë kroate, ku shënoi dy gola dhe dha katër asistime për Shibenikun.

Gjysmën e parë të sezonit aktual e kaloi në Turqi, ku luajti në tetë ndeshje të ligës dhe që nga ndërprerja e kontratës me Manisa FK, vjen në Zalaegerszeg si lojtar i lirë.

“Eros Grezda është një lojtar me përvojë ndërkombëtare që mund të vendoset në çdo pozicion, kështu që prania e tij në lojën tonë sulmuese ofron edhe më shumë mundësi variacionesh. Lojtari tashmë ka kaluar ditët e mëparshme me ne dhe e njeh mirë mjedisin nga koha e tij e mëparshme në Zetes, gjë që mund të ndihmojë shumë në integrimin e tij. Shpresojmë që ai të ndjekë një rrugë të ngjashme si Eduvie Ikoba, e cila e shpërbleu besimin tonë me gola pas rikthimit” ka thënë Attila Dragóner.

Eros Grezda ka nënshkruar një kontratë më shumë se një vit e gjysmë me ZTE FC.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika