Zyrtare: Ilir Selmani do e drejtojë Trepçën në ndeshjet e mbetura – finale kundër Pejës

Ilir Selmani

Klubi i basketbollit, Trepça ka bërë të ditur se pas dorëheqjes së Engin Gençoglu nga pozita e trajnerit tashmë ky klub do të drejtohet nga Ilir Selmani në ndeshjet e mbetura finale kundër Pejës.

Ndër të tjera ky klub ka bërë të ditur se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Engin Gençoglu.

Skuadrën deri në fund të plejofit e drejton Ilir Selmani, që deri më tani ishte në shtabin teknik.

Klubi e ka falënderuar Gençoglun për kontributin e dhënë në këtë skuadër.

“Bashkë kemi fituar Kupën e Kosovës dhe kemi arritur në finale të plejofit. Të gjithë në klub janë të përkushtuar që skuadra të shfaq më të mirën në ndeshjen e nesërme ndaj Pejës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika