Zyrtare: Infantino rizgjidhet sërish president i FIFA-s

Kandidati për president të FIFA-s, Gianni Infantino, është rizgjedhur me aklamacion për një mandat të ri deri në vitin 2027

Gianni Infantino

Kandidati i vetëm për president të FIFA-s, Gianni Infantino, është rizgjedhur me aklamacion për një mandat të ri deri në vitin 2027 në Kongresin e organizatës të mbajtur në kryeqytetin e Ruandës, Kigali.

Infantino ishte i vetmi kandidat, por gjatë kongresit të 73-të të FIFA-s që u mbajt më 16 mars, në Kigali të Ruandës, ai u konfirmua me aklamacion dhe për këtë arsye do të qëndrojë në detyrë edhe për 4 vjet të tjera.

Infantino nga 16 marsi nis mandatin e dytë si president i FIFA-s.

Në fakt, ai u zgjodh për herë të parë në shkurt të 2016, duke pasuar Issa Hayatou, president i përkohshëm nga viti 2015 deri në vitin 2016 pas aktakuzës së presidentit të atëhershëm Joseph Blatter.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika