Zyrtare: Trajneri i Francës zgjat kontratën deri në vitin 2026

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2026, kështu u bë e ditur nga Federata Franceze e Futbollit

Didier Deschamps

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka vazhduar kontratën deri në vitin 2026, kështu ka bërë të ditur Federata Franceze e Futbollit.

Është thënë se Deschamps do të tërhiqej pas Kupës së Botës në Katar, por ai tashmë ka rënë dakord të mbetet në këtë rol edhe për tri vite e gjysmë, për t’u përfshirë në Kupën e Botës 2026 në Kanada, Meksikë dhe Shtete të Bashkuara.

Ndryshe, Deschamps ka fituar Kupën e Botës dhe Ligën e Kombeve në 11 vitet e tij në krye të Les Blues, e çoi Francën në finale në Katar, por që u mund me penallti nga Argjentina, pas një barazimi emocionues 3-3 pas kohës shtesë.

Kësisoj, Federata Franceze e Futbollit e ka lëshuar ​​një deklaratë të shtunën ku thuhej “Federata Franceze e Futbollit dhe Nowl Le Grawt, presidenti i saj, janë të kënaqur të njoftojnë zgjatjen e Didier Deschamps, në krye të skuadrës franceze deri në qershor 2026”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika