Zyrtarët amerikanë dhe iranianë zhvillojnë bisedime indirekte në Doha

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po zhvillojnë bisedime indirekte teknike në Doha të Katarit, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve nga Katari dhe Pakistani, raportoi CNN duke iu referuar një burimi diplomatik të njohur me zhvillimet.

Sipas të njëjtit burim, i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, nuk po marrin pjesë drejtpërdrejt në negociata.

Megjithatë, ata janë takuar të martën në Doha me kryeministrin e Katarit për të përgatitur terrenin për zhvillimin e bisedimeve indirekte të së mërkurës.

Detaje të tjera mbi temat që po diskutohen apo ecurinë e negociatave nuk janë bërë publike deri më tani.

Të fundit nga rubrika