Zyrtarët e BE-së në Beograd: Duhet të kemi zgjedhje të reja në veri të Kosovës

"Mesazhi bazë është de-përshkallëzimi, nuk mund të kemi dhunë, nuk mund të kemi sulme ndaj KFOR-it. NATO dhe EULEX janë në Kosovë për të ndihmuar të gjithë. Nëse situata përkeqësohet, përgjegjësia është e të dyja palëve", ka thënë Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, dhe anëtari i delegacionit të Komitetit për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian, Matjaz Nemec, kanë vizituar Beogradin.

Teksa ka komentuar situatën në veri të Kosovës, Bilçik ka thënë se në rast se situata përkeqësohet, përgjegjësia është e dyja palëve.

“Të gjithë jemi të shqetësuar në Bashkimin Evropian. Josep Borell dhe vendet anëtare lëshuan një deklaratë të qartë. Mesazhi bazë është de-përshkallëzimi, nuk mund të kemi dhunë, nuk mund të kemi sulme ndaj KFOR-it. NATO dhe EULEX janë në Kosovë për të ndihmuar të gjithë. Nëse situata përkeqësohet, përgjegjësia është e të dyja palëve. Të krijohet hapësira për dialog, për organizimin e zgjedhjeve të reja. Shpresoj që serbët të kthehen në institucione”, deklaroi ai, shkruan Nova.rs.

Sipas tij, zgjedhjet në katër komunat veriore duhet të përsëriten.

“Jemi duke u përballur me një situatë të re, mendimi im është se duhet të kemi zgjedhje të reja në veri të Kosovës. Votuesit duhet të dalin dhe të votojnë. Të dyja palët duhet të angazhohen. Ne kemi një marrëveshje që ecën përpara, këto janë çështje të rëndësishme për të gjithë rajonin”, shtoi ai.

Delegacioni nga Brukseli ka biseduar për çështje aktuale me kryeministren, Ana Brnabiq, kryetarin e Kuvendit, Vladimir Orliq dhe liderët e opozitës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika