Zyrtarët ukrainas kërkojnë nga Kryqi i Kuq ta vizitojnë burgun famëkeq në lindje të Ukrainës

Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar nga Kryqi i Kuq të kryejnë një mision në burgun famëkeq "Olenivka" në Donetsk. Gjatë shtatorit të këtij viti, Kryqi i Kuq është përpjekur të siguronte hyrjen në burg, ​​por ka thënë se ishte mohuar nga autoritetet ruse

Burgu "Olenivka" në Donetsk. Foto: BBC





Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar nga Kryqi i Kuq ta kryejnë një mision në një kamp burgu famëkeq në lindje të Ukrainës, zonë kjo e pushtuar nga Rusia.

Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, ka kërkuar që Kryqi i Kuq (KNKK) ta vizitojë burgun “Olenivka” në Donetsk brenda tri ditëve. “Ne thjesht nuk mund të humbim më shumë kohë. Jetët e njerëzve janë në rrezik,” shkroi ai në Twitter.

Muajin e kaluar, Kryqi i Kuq është përpjekur të siguronte hyrjen në kamp, ​​por ka thënë se ishte mohuar nga autoritetet ruse. Burgu “Olenivka” ka qenë nën kontrollin e autoriteteve të mbështetura nga Rusia në Donetsk që nga viti 2014, dhe kushtet thuhet se nuk janë të mira. Në korrik të këtij viti, dhjetëra të burgosur ukrainas janë vrarë në shpërthimet në kamp, ​​për të cilat, të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën.

Të arrestuarit në vend përfshijnë anëtarë të batalionit Azov, të cilët ishin mbrojtësit e fundit të qytetit të Mariupolit dhe të cilët Rusia ka kërkuar t’i përshkruajë si neonazistë dhe kriminelë lufte. Por kjo nuk është hera e parë që Ukraina ushtron presion ndaj organizatave ndërkombëtare për të hetuar se çfarë po ndodh në burg.

Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas ka shtuar se e kishte ngritur përsëri çështjen gjatë një videokonference me zyrtarë nga Kryqi i Kuq dhe organizata të tjera ndërkombëtare, që ky udhëtim të bëhet deri të hënën e 17 tetorit, raporton BBC.

“Ukraina… do të kontribuojë në këtë mision në çdo mënyrë të mundshme,” tha ai në Telegram. Ndërsa, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri jehonë thirrjeve dhe ka akuzuar Kryqin e Kuq për mosveprim, duke thënë se ai kishte obligime, kryesisht të një natyre morale”.

Në fjalimin e tij të natës të enjten, Zelensky tha se ai besonte se Kryqi i Kuq “nuk ishte një klub me privilegje ku dikush merr një rrogë dhe shijon jetën”. Presidenti ukrainas ka shtuar se një mision në kampin e burgut mund të organizohet i ngjashëm me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), e cila vizitoi stacionin bërthamor të Zaporizhzhia në gusht të këtij viti.

Muajin e kaluar, drejtori i përgjithshëm i Kryqi i Kuq, Robert Mardini, ka thënë se bisedimet po vazhdonin me autoritetet ruse për aksesin në burgun “Olenivka”, por përfundimisht u refuzuan.

“Ne po negociojmë çdo ditë për të pasur akses të plotë te të gjithë të burgosurit e luftës”, u tha ai gazetarëve. “Është qartë një detyrim absolut i palëve që t’i japin KNKK-së akses për të gjithë të burgosurit e luftës”.

Gjithashtu, në fjalimin e tij të së enjtes, Presidenti Zelensky tha se Ukraina do të festonte Ditën e Mbrojtësve të saj të premten e 14 tetorit, e cila u bë festë kombëtare në vitin 2014 pas pushtimit të Krimesë nga Rusia.





Shija e redaktorit

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Të fundit nga rubrika