Zyrtari i bankës gjen para të falsifikuara në një bankomat në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të falsifikimit të parave që është raportuar të hënën në Prishtinë. Sipas njoftimit, një zyrtar i një banke ka lajmëruar se gjatë numërimit të parave të deponuara në një bankomat ka hasur në një shumë që dyshohet se është e falsifikuar. “Njësiti i forenzikës ka dalë në […]
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të falsifikimit të parave që është raportuar të hënën në Prishtinë.
Sipas njoftimit, një zyrtar i një banke ka lajmëruar se gjatë numërimit të parave të deponuara në një bankomat ka hasur në një shumë që dyshohet se është e falsifikuar.
“Njësiti i forenzikës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar paratë e dyshuara”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse.















