Aktivisti politik nga Mitrovica e Veriut, Aleksandër Arsenijeviç i cili është lider i iniciativës qytetare “Mbijetesa Serbe”, është kërcënuar nga një zyrtar i Listës Serbe në Veri, në komunën e Mitrovicës së Veriut. Ky kërcënimi i është bërë Arsnijeviç-it, pasi ky i fundit kishte bërë një denoncim për një objekt i cili sipas tij, është duke u ndërtuar pa leje.

Tentimi për të marr përgjigjje rreth një ndërtimi pa leje në qendër të qytetit i mbeti në gjysmë Aleksandër Arsenijeviç, nga Mitrovica Veriore.

Arsenijeviç, i cili është lider i iniciativës qytetare “Mbijetesa Serbe”, thotë se është kërcënuar nga një zyrtar i Listës Serbe e i cili është punëtor në Komunën e Mitrovicës Veriore.

Në detaje ai ka rrëfyer se si erdhi deri tek kërcënimi e më pas, edhe deri tek raportimi në Polici.

Sherri për këtë çështje duket se kishte nisur një ditë më parë.

“Unë atë e kam postuar në facebook 5-6 orë me vonë kam qenë në takim me stafin e tij ku më ka ftuar Nenad Nesko Radiç dhe ajo se çfarë më ka bërë të dyshojë është se më ka thënë sot më ke telefonuar dhe asnjëherë më mos më thirrë, ose përndryshe ki me e pa se cfarë ka më ndodhë më ty. Kur e pyeta se a është kërcënim kjo, më tha jo vetëm se është kërcënim por ki me pa përposë kësaj se çfarë mundet më të ndodhë. Unë po e kuptoj se ky është presion politik pasi po vijnë edhe njerëz të naltë të Listës Serbe”, ka thënë Aleksandër Arsenijeviç, lider i iniciativës qytetare “Mbijetesa Serbe”.

Kërcënimet sipas tij nuk kanë të ndalur në këtë pjesë të Kosovës.

Ndonëse jo për ndërtime pa leje, kërcënimet po bëhen kur vije fjala tek çështjet politike e nacionale.

“Sot profesorat, mësuesit e të gjithë po i detyrojnë që të dalin te protestojnë për ta në mënyrë duke më kërcenuar mua dhe të tjerët. Nuk kam fjalë. Më kanë etiketuar si armik i popullit serb. Nuk e di nëse qëndrimi para stacionit policor sot do të shërbej pasi ankesa ime mund të mos merret seriozisht por e di që në të kundërtën mund të pësoj më një plumb në ballë”, ka shtuar ai.

Në incidentin në fjalë gjatë të martës u morrën edhe Policia e Kosovës.

Thirrja për intervistim e zyrtarit komunal, bëri që para statcionit policorë dhe ndërtesës së Gjykatës në Veri të tubohen puntorët e komunës.

Revolta e tyre duke bllokuar hyrjën zgjati për më pak se një orë derisa u lirua edhe kolegu i tyre.

“Sot gjatë ditës rreth orës 11 e 55 një grup personash janë mbledh tek statcioni policorë e gjykatat dhe kanë protestuar. Arsyeja e protestës ka qenë pasi një punëtor i tyre është sjell në station. Gjithçka ka qenë e qetë. Personi është liruar me procedurë të rregulltë”, ka thënë Branislav Radoviq, zëdhënës i policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

Aleksandar Arsinjeviq ka disa vite që me iniciativën e tij qytetare “Mbijetesa Serbe”, është një prej kundërshtarëve më të zëshëm të Listës Serbe.