Zyrtari i LVV-së i kërkon falje, tha se i arrestuari Lipovica është dhëndër i Bedri Hamzës

Pas arrestimit të tre personave nën dyshimin për keqpërdorim të rezervave shtetërore kishte qarkulluar një lajm se njëri nga të arrestuarit është dhëndër i kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza. Mirëpo pas reagimit të Hamzës se do ta padis zyrtarin e LVV-së për shpifje, ka ardhur edhe kërkimfalja për 'informacionin e gabuar'

Të premten e 18 gushtit u shpërnda një lajm se zyrtari i arrestuar dje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Irfan Lipovica, “është dhëndër i Bedri Hamzës”, Kryetarit të Mitrovicës nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK).

Pas këtij lajmi kishte reaguar i pari i Mitrovicës, Bedri Hamza duke e përgënjeshtruar dhe quajtur “shpifje të ulët”, të cilën nëse autori i gënjeshtrës, Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe, Qëndrim Krasniqi, nuk e tërheq, atëherë do të paditej për shpifje.

’’Nëse ky person nuk e tërheq deklaratën e pavërtetë të tij dhe për të njëjtën nuk kërkon falje në mënyrën e njëjtë siç ka shpifur, do ta padis, njejtë siç kam bërë edhe në raste të tjera ndaj personave të tillë”, kishte shkruar Hamza në Facebook.

Zyrtari i LVV-së, Qëndrim Krasniqi një ditë pas, sot më 19 gusht ka pranuar se ka shpërnda ’’një informacion të gabuar’’ dhe se për të ka kërkuar falje.

”Kerkoj falje per informacionin e gabuar ne nje postim timin per rastin e Irfan Lipovices.
Qe moti kam mendu se Valentina Hamza eshte mbesa e Bedri Hamzes sepse ne Ministri ajo ju ka referu me axha Bedri. Prandaj, me vjen keq qe jam ngut dhe e kam ba postimin pa e verifiku afersine ne mes personave te apostrofum”, ka shkruar Krasniqi.

Nga ana tjetër, sot (e shtune) u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh tre të dyshuarve që u arrestuan të premten, nën dyshimin se të njëjtit kanë keqpërdorur rezervat shtetërore.

Tre të dyshuarit janë dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dhe biznesmeni, Ridvan Muharremi.

30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit për keqpërdorim të rezervave shtetërore

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika