Zyrtari i MPB-së dyshohet se i siguroi pasaportë një të kërkuari nga Interpoli

Një shtetas i Shqipërisë ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve, por që ka arritur t’i shmanget ndjekjes nga organet e rendit. Kjo dyshohet se iu mundësua nga zyrtari administrativ D.B., në Agjencinë për Regjistrim Civil të Kosovës, i cili ia ka siguruar shtetasit shqiptar letërnjoftimin dhe pasaportën e rrejshme, duke përdorur identitetin e një shtetasi të Kosovës. Të njëjtin Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dërguar në paraburgim për 30 ditë, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Një shtetas i Shqipërisë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve, dyshohet se në Kosovë mori kundërligjshëm letërnjoftim dhe pasaportë me identitet të rrejshëm.

Duke përdorur identitetin e qytetarit A.N., i cili po cilësohet viktimë, shtetasi shqiptar me inicialet M.D., ka arritur t’i shmanget ndjekjes nga organet e rendit.

Bashkombasit nga Shqipëria, pajisjen me dokumente të Kosovës, sipas Prokurorisë, ia ka mundësuar një punonjës i Agjencisë për Regjistrim Civil.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, zyrtari administrativ ka dashur të përfitojë dobi pasurore për vete apo për tjetrin.

D.B., dyshohet se këtë veprim e ka kryer më 15 tetor 2021, ndërsa është arrestuar nga Policia e Kosovës të mërkurën, e më pas me të është marrë Prokuroria.

“…Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ndaluar të dyshuarin D.B., për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, thuhet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ndaj të njëjtit është caktuar një muaj paraburgim.

Nga Ministria e Brendshme, në kuadër të së cilës është Agjencia për Regjistrim Civil, nuk kanë komentuar këtë rast, përkundër se përmes telefonit deklaruan se gjatë ditës do të dalin me një qëndrim zyrtar.

Sipas Prokurorisë, raste të ngjashme kohëve të fundit janë në rritje e sipër.

RTV Dukagjini përmes telefonit e ka kontaktuar, Blerim Camajn, ushtrues i detyrës së drejtorit të Agjencisë për Regjistrim Civil.

Ai ka thënë se është në pushim, duke sugjeruar të flasim me një zyrtar tjetër, i cili po ashtu tha se duhet t’i drejtohemi zyrës për media.

Shija e redaktorit

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Të fundit nga rubrika