Zyrtari i NATO-së, Janis Sarts flet për ndikimin rus në vendet Baltike

Sarts ka thënë se Rusia nëpërmjet korrupsionit ekonomik dhe politik, po tenton të shtrijë propagandën e saj në vendet Baltike. Ai ka treguar mendimet e tij lidhur me hapat e deritanishëm të Rusisë

Drejtori i Qendrës së Komunikimeve Strategjike të Ekselencës në NATO, Janis Sarts

Drejtori i Qendrës së Komunikimeve Strategjike të Ekselencës në NATO, Janis Sarts ka folur për ndikimin rus në vendet Baltike si dhe për luftën në Ukrainë.

Janis Sarts ka treguar për “The Geopost” mendimet e tij për shtetin rus.

Ai shprehet se “Rusia është përpjekur që nëpërmjet propagandës të depërtojë në hapësirën e informacionit të shteteve Baltike’’.

Sarts ka thënë se Rusia nëpërmjet korrupsionit ekonomik dhe politik, po tenton të shtrijë propagandën e saj në vendet Baltike.

“Pastaj, sigurisht, ata po përdorin korrupsionin dhe korrozionin ekonomik për të marrë agjentët e tyre të ndikimit në Baltik, si ekonomikisht, ashtu edhe politikisht ndonjëherë. Dhe siç thashë, ata po përpiqen gjithashtu të përdorin mediat ruse për ndikim”, kishte thënë Sarts.

I pyetur se si ishte ndikimi rus në shtetet baltike dhe Letoni, në media dhe sektorë të tjerë, ai kishte thënë se “ka pasur njëfarë ndikimi. Siç thashë, ka një përqindje të folësve rusë në dy nga shtetet baltike (në Letoni në veçanti). Dhe Rusia është përpjekur të ushtrojë ndikim mbi ta. Kemi pasur, veçanërisht para aneksimit të Krimesë, një numër të konsiderueshëm stacionesh televizive ruse, radio stacione ruse, që janë transmetuar në Baltik dhe në Letoni, të cilat kanë transmetuar histori të rreme ruse dhe propagandë ruse. Por, gjatë viteve të fundit dhe kohët e fundit në veçanti, në thelb të gjithë ato TV ruse janë ndaluar të transmetohen në Letoni. Sigurisht, nuk është e lehtë këto ditë në epokën e internetit t’i ndalosh plotësisht, por, po. Ligjërisht TV-ja ruse është e ndaluar në Letoni, ashtu si edhe disa nga mediat e shkruara”.

Letonia ka pasur shumë mbështetje për Ukrainën nga shumë këndvështrime.

Ajo ka pranuar një numër mjaft të konsiderueshëm refugjatësh ukrainas dhe gjithashtu, shoqëria letoneze po e mbështet Ukrainën si nga një terren njerëzor, por edhe nga një këndvështrim ushtarak.

Sipas Sarts, mënyra se si Rusia ka komunikuar ka ndihmuar për të krijuar gjithnjë e më shumë vendosmëri në NATO dhe BE.

Tashmë, Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për t’u anëtarësuar në NATO dhe aplikimet janë pranuar.

Lidhur me telashet që Putin po u bën shteteve baltike, Sarts kishte thënë:

‘’Ajo që ata po përpiqen të bëjnë, ata po përpiqen të përdorin dobësitë që kemi ne. Pra, ata përpiqen të ndikojnë në Baltik duke shfrytëzuar në thelb faktorin kombëtar. Folësit rus gjoja po shtypen, prandaj ata duhet të bashkohen rreth llojit të narrativës ruse. Së pari. Së dyti, ata thonë se shtetet Baltike janë shtete të dështuara dhe përpiqen të përdorin çështjet ekonomike ose çështjet socio-ekonomike si provë për këtë. Natyrisht, duke neglizhuar se në cilindo nga vendet baltike jeta është në shumë faktorë, faktorë ekonomikë, shumë më e mirë se sa në Rusi’’.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika