Zyrtarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një konferencë për media në Tiranë, deklaroi se Franca do ta pezullojë liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Macron, me këtë sjellje po destabilizon situatën në Kosovë. Ti nuk je më i mirë se Vuçiq. Ndaloni menjëherë këtë sjellje të trashë, antievropiane”, ka thënë Schneeberger.

Më tutje, zyrtarja e Bashkimit Evropian ka thënë me këtë sjellje ndaj Kosovës BE po e humb kredibilitetin.

“Ajo që po bëjnë përfaqësuesit e BE-së në lidhje me Kosovën është absolutisht e turpshme. Ata po e bëjnë BE-në të duket qesharake dhe po e dëmtojnë reputacionin e saj”.

Sipas Schneeberger-it, Kosova i ka kryer të gjitha detyrat në raport me procesin e liberalizimit të vizave.

“Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Dhe përsëri një vend vjen dhe përpiqet të ndryshojë rregullat në momentin e fundit dhe të bllokojë gjithçka. Është pikërisht kjo sjellje joevropiane që po na shkakton gjithë telashet që po përjetojmë”, ka theksuar Schneeberger-it.

Ndërkohë, ajo ka thënë se me këtë vendim vetëm presidentin rus e gëzon.

“Putin & Co janë të lumtur për këto lojëra budallaqe që na dobësojnë në vend që të na forcojnë”, ka thënë ajo teksa i ka bërë thirrje Macronit që të jetë si një burrështetas i madh evropian.

What representatives of the EU are doing with regard to Kosovo is absolutely shameful. They are making the EU look ridiculous and damaging its reputation. #Kosovo has fulfilled all the criteria for visa liberalisation. And again some country comes along and tries to change…

— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) October 17, 2023