Zyrtarja e BE-së: Janë mbledhur mbi shtatë mijë nënshkrime në peticionin për liberalizim të vizave

Zyrtarja e BE-së Schneeberger, të hënën ka njoftuar se janë mbledhur mbi shtatë mijë nënshkrime në peticionin online për liberalizim të vizave, dhe ka bërë thirrje që kjo shifër të arrijë në dhjetë mijë

Kati Schneeberger, zyrtare e Bashkimit Evropian(BE), më 27 maj ka nisur një peticion online për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Këshilltarja lokale e BE-së, të hënë, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se në këtë peticion janë mbledhur shtatë mijë e 500 nënshkrime, shifër kjo për të cilën ajo dje kishte bërë thirrje të arrihet.

Schneeberger, tash, ka bërë thirrje që nënshkrimet në këtë peticion të arrijnë në dhjetë mijë.

“Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Prandaj bëjmë thirrje për një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën në samitin e ardhshëm të BE-së në qershor 2022. Ky trajtimi i pabarabartë duhet të marrë fund”, thuhet mes tjerash në peticionin e nisur nga zyrtarja e BE-së.

Këtë iniciativë e ka përkrahur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.

Lunaçek, e ka quajtur iniciativë të rëndësishme nismën e Schneerberger.

Zyrtarja e BE-së: Janë mbledhur pesë mijë nënshkrime në peticionin për liberalizim të vizave

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika