10 mënyrat e largimit të dhimbjes së kokës pa barna mjekësore

Disa nga metodat natyrale të lehtësimit të dhimbjes së kokës

Beautiful young woman with headache touching her temples, isolated in white

Një nga dhimbjet më të zakonshme të njeriut në përditshmëri është dhimbja e kokës.E cila ndonjëherë bëhet e ashpër ose dhe e lehtë.Mendimi i parë që na vie në mendje për të ndaluar dhimbjen e kokës është konsumimi i medikamenteve mjekësore.Asnjëherë ose thënë më shkurt rrallë here provojmë trika në kushte shtëpie, pa patur nevojë për barna.

Nëse dhimbja është e lehtë dhe e tejkalueshme, janë disa ide që rekomandojnë nga Healthline:

Disa faktor të dietës dhe stili i jetesës mund të jenë disa nga faktorët e përjetimit të dhimbjeve të kokës.Hulumtimet tregojnë se disa faktorë të dietës dhe stilit të jetesës mund të rrisin rrezikun e përjetimit të dhimbjeve të kokës.Megjithatë, lëndimet serioze dhe çështjet themelore shëndetësore mund të shkaktojnë gjithashtu dhimbje koke. Njerëzit me obezitet, ata me çrregullime të gjumit, ata që pinë duhan dhe ata me konsum të lartë të kafeinës janë më të rrezikuar të përjetojnë dhimbje koke. Njerëzit me një histori shëndetësore familjare të dhimbjeve të kokës janë gjithashtu më të prirura ndaj çrregullimeve të dhimbjes së kokës, përcjell Portali Dukagjini.

10 kurat natyrale për lehtësimin e dhimbjes së kokës:

1.Pini ujë

Për të ndihmuar në shmangien e dhimbjeve të kokës nga dehidratimi, përqendrohuni në pirjen e mjaftueshme të ujit gjatë ditës dhe ngrënien e ushqimeve të pasura me ujë si frutat dhe perimet.

2.Konsumim në sasi të vogla të magnezit

Për shembull, plotësimi me 600 mg citrat magnezi mund të jetë efektiv për reduktimin e dhimbjeve të kokës tek njerëzit me migrenë.

3.Limit i alkoolit

Pirja e një pije alkoolike mund të mos shkaktojë dhimbje koke tek shumica e njerëzve, studimet kanë treguar se alkooli mund të shkaktojë migrenë në rreth një të tretën e atyre që përjetojnë dhimbje koke të shpeshta.Por teprimi I alkoolit gjithashtu shkakton telashe tjera përpos dhimbjes së kokës.

4.Gjumë i bollshëm

Gjumë i mjaftueshëm për njeriun nga 7-9 orë.Ndërsa më pak se 6 orë nuk i mjafton trurit të rifreskohet.

5.Shmangie e ushqimit me veti të larta të Histemines.

Largimi ose shmangie e ushqimeve që kanë vlera ushqyese të larta të histemines vlerësohen si një nga kurat natyrale të ndalimit të dhimbjes së kokes. Ushqimet që kanë përmbajtje të histemines janë: llojet e djathërave të vjetërsuara, ushqime të fermetuara, birra, vera, peshku i tymosur dhe mishi i pjekur shkruan Healthline.

6.Joga

Praktikimi i jogës është një mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar stresin, për të rritur fleksibilitetin, për të ulur dhimbjen dhe për të përmirësuar cilësinë e përgjithshme të jetës tuaj. Një studim hulumtoi efektet e terapisë së jogës tek 60 njerëz me migrenë kronike. Frekuenca dhe intensiteti i dhimbjes së kokës u reduktuan më shumë tek ata që merrnin terapi joga dhe kujdes konvencional sesa tek ata që merrnin vetëm kujdes konvencional.

7.Një kompresë i ftohtë qetëson sadopak dhimbjen

Aplikimi i kompresave të ftohta ose të ngrira në zonën e qafës ose kokës zvogëlon inflamacionin, ngadalëson përcjelljen nervore dhe ngushton enët e gjakut, të gjitha këto mund të ndihmojnë në uljen e dhimbjes së kokës përcjell Portali Dukagjini.

8.Testimi i dietës eliminuese

Një studim i vitit 2016 me 50 njerëz me migrenë zbuloi se eliminimi i ushqimeve që shkaktojnë migrenë nga dieta uli ndjeshëm shpeshtësinë, kohëzgjatjen dhe ashpërsinë e sulmeve të migrenës. Një dietë eliminuese përfshin heqjen e ushqimeve nga dieta juaj që dyshoni se trupi juaj nuk mund t’i tolerojë mirë. Ushqimet rifuten më vonë, një nga një, ndërsa ju kërkoni simptoma që tregojnë një reagim.

8.Çaj ose kafe e hidhur

Pirja e pijeve që përmbajnë kafeinë, si çaji ose kafeja, mund të sigurojë lehtësim kur jeni duke përjetuar një dhimbje koke. Kafeina përmirëson disponimin, rrit vigjilencën dhe ngushton enët e gjakut, të gjitha këto mund të kenë një efekt pozitiv në simptomat e dhimbjes së kokës shkruan Healthline.

9.Xhinxher ose çaj xhinxheri

Pirja e çajit është një mënyrë e shëndetshme për të qëndruar të hidratuar dhe konsumi i xhinxherit të freskët, të zier në avull apo çfarëdo metode tjetër lehtëson sadopak dhimbjen e kokës.

10.Ecja, në natyrë,kudo

Një numër studimesh kanë treguar se stërvitja mund të ndihmojë në reduktimin e ndjeshëm të intensitetit, frekuencës dhe kohëzgjatjes së migrenës. Ka shumë mënyra për të rritur nivelin e aktivitetit tuaj, por një nga mënyrat më të thjeshta është të rrisni numrin e hapave që bëni gjatë ditës duke iu referuar Healthline.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika