1200 të arrestuar pas trazirave në kryeqytetin e Brazilit

Pas trazirave nga mbështetësit e ish-preisdentit, Jair Bolsonaro, në kryeqytetin e Brazilit, Brasilia, janë arrestuar rreth 1200 perona  

Protestuesit, mbështetës të ish-presidentit të Brazilit Jair Bolsonaro

Ministria e Drejtësisë e Brazilit thotë se rreth 1200 njerëz u arrestuan dhe u dërguan në selinë e Policisë Federale në kryeqytetin e Brazilit, Brasilia, pasi pallatet qeveritare u sulmuan nga protestuesit të dielën.

Shumica e arrestimeve ndodhën përpara selisë së ushtrisë në Brasilia, ku mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro, kishin kampuar që nga dhjetori, shkruan BBC.

Sipas policisë lokale, në operacion janë përdorur dhjetëra autobusë.

Të dielën në mbrëmje, ministri brazilian i Drejtësisë, Flavio Dino, tha se 200 persona ishin arrestuar në lidhje me aktet vandaliste në kryeqytetin e Brazilit. Ministri tha se 40 autobusë u kapën pasi u përdorën për të transportuar protestues nga rajonet e tjera të vendit për në Brasília.

Pas trazirave, Lula zotohet t’i ndëshkojë mbështetësit e Bolsonaro-s

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika