200 mijë euro e stoli ari, dyshohet se u grabitën nga Teqja e Gjakovës

200 mijë euro po dyshohet të jenë grabitur nga Teqja e Gjakovës. Akoma askush nuk është arrestuar teksa Policia e Prokuroria thonë se po i vazhdojnë hetimet. Në Teqen e Gjakovës tregojnë se ku ishin të destinuara 200 mijë eurot, teksa qytetarët e Gjakovës e kanë dënuar rastin

Fjala e popullit thotë se shtëpitë e shenjta mbrohen nga Zoti, por Teqen e madhe në Gjakovë e ka goditur një fatkeqësi.

Ky vend një ditë më parë, ka qenë cak i grabitjes, ku po dyshohet të jenë avulluar një shumë marramendëse e parave.

Se paratë kanë qenë brenda shtëpisë së Shehut, e ka kofnirmuar vetë ky i fundit, në deklaratën e tij dhënë policisë.

Përderisa gjatë së martës nga Teqja nuk ka pranuar të flasin para kamerës, për mosndikueshmëri në hetime, megjithatë në reagimin e tyre me shkrim kanë bërë të ditur se 200 mijë eurot ishin të kursyera tash e disa vite, e që ishin të destinuara për ndërtimin e Teqes së madhe në Prizren.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se me të marrë raportimin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe tashmë po vazhdojnë hetimet.  

Ndërkohë nga Prokuroria e Gjakovës nuk kanë mohuar e as pohuar nëse ka ndonjë të dyshuar vecse tregojnë se vepra, është vlerësuar vjedhje e rëndë.

“Lidhur me këtë çështje është inicuar rasti në polici e që ndërlidhet me kryerjen e veprës penale Vjedhja e Rëndë nga neni 315 të KPRK-së. Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovës janë duke i ndermarr të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim të identifikimit të dyshuarit apo të dyshuarve, ashtu që veprimet hetimore për këtë rast janë duke vazhduar në bashkëpunim me policinë”.

Ndërkohë një pjesë e qytetarëve në Gjakovë e kanë dënuar rastin, duke ftuar organet e rendit për veprim.

“Unë e kam pa në rrjete sociale, më ka ardhë keq, se megjithatë ajo është shtëpi e zotit, hetimet duhet me vazhdu edhe me kap sa më parë atë që e ka bërë atë vepër”.

“Shumë keq qenka, me hi aty, ajo është xhami  e përgjithshme, me bo mirë”.

Ka edhe të tjerë qytetarë që nuk duan të ponocohen para kamerës megjithatë  mendojnë se shumë e tillë e parash duhej të ruhej në bankë, teksa ka edhe të tjerë që besojnë se është inskenim.

Prapa kamerës punonjës të Teqës i kanë thënë televizionit se Teqja dhe shtëpia rrethohet me kamera, kështu që presin zhvillime gjatë ditës.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika