22 vrasje në Kosovë brenda 9 muajve të fundit – Një alarm për sigurinë publike

Kosova ka përjetuar një periudhë të tronditur në 9 muajt e fundit të vitit 2023, pasi është dëshmuar një numër i ndjeshëm i vrasjeve. Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, ky artikull përmbledh situatën aktuale dhe reflekton mbi shqetësimet e shkaktuar nga kjo rritje e krimit, ku brenda 9 muajve të fundit janë mbi 21 vrasje

Kosova në 9 muajt e fundit është tronditur nga dhjetëra vrasje, të cilat kanë ndodhur nga 1 janari i vitit 2023 deri më datën 20 shtator të të njëjtit vit.

Bazuar në të dhënat statistikore të Policisë së Kosovës, në Kosovë, për periudhën janar-shtator të këtij viti janë kryer 22 vrasje, ku 12 prej tyre janë cilësuar si “vrasje e rëndë”.

Të dhënat e Policisë së Kosovës në raport me vrasjet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe kohore në Kosovë janë pothuajse të barabarta në raport me gjithë vitin 2022.

Të dhënat statistikore nga Policia e Kosovës për periudhë janar-gusht 2023

Për 12 muajt e vitit të kaluar në Kosovë janë kryer, gjithsej, 21 vrasje, kur 14 prej tyre janë konsideruar si “vrasje e rëndë”.

Të dhënat statistikore nga Policia e Kosovës për vitin 2022

Sot, gjatë orëve të mëngjesit, një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Banjë të Malishevës, ku një person është gjetur pa shenja jete. Ai dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri, ndërsa për këtë rast një person është vetëdorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë.

Këto incidente të armatosura shihen si shqetësuese nga ekspertë të sigurisë, sociologë e psikologë, pasi, sipas tyre, siguria publike po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, vlerëson se natyra e rritjeve të vrasjeve në vend është si pasojë e një alternative duke u bazuar mbi bazë e së drejtës zakonore që të sqarohen hesapet e tyre duke kryer veprën “vrasje”.

Drizan Shala, njohës i sigurisë

“Javët e fundit në Kosovë patëm një rritje të veprave penale që ndërlidhen kryesisht në aspektin e vrasjeve të cilat dhanë një pasiguri për qytetarët në vend. Ku mund të thuhet që problemi kryesor se pse kemi mbetur në një situatë të tillë ku qytetarët po gjejnë rrugë alternative bazuar mbi bazën e të drejtës zakonore që të sqarohen hesapet e tyre duke kryer veprën vrasje”, ka thënë Shala.

Në anën tjetër, në një përgjigje për Portalin Dukagjini, psikologia, Lumnije Telaku, ka thënë se një ndër faktorët psikologjikë që shtyjnë kryesin e veprës të kryejë vrasje është dhuna në familje, përdorimi i alkoolit, frustrimi dhe moskontrollimi i emocioneve duke e kryer krimin nën afekt.

“Një ndër faktorët psikologjikë që çojnë në një vrasje është dhuna në familje, përdorimi i alkoolit ose lëndëve narkotike, moskontrollimi i emocioneve, frustrimi, instikti i shkatërrimit (kur marrin vendime të shpejta katastrofike), pra kryejnë krimin në afekt”, ka thënë Telaku.

Lumnije Telaku, psikologe

Ndër të tjera, ajo ka theksuar se secili person që kryen vrasjen në çastet e para të krimit “bëhen pishman që e kanë kryer veprën dhe jetojnë me ndjenja faji pothuajse tërë jetën dhe e pranojnë se po të mund ta kthenin kohën pas, nuk do t’i kishin bërë ato vrasje”.

Në një prononocim për Portalin Dukagjini, sociologu Jeton Brajshori, në lidhje me këtë çështje ka bërë të ditur se vrasjet e fundit në të gjitha shoqëritë i kanë disa faktorë, ndër të cilat më kryesorët janë ato që në shoqëri duhet të ketë një mirëqenie të mirë, ndërsa për të pasur mirëqenie të mirë së pari duhet pasur siguri.

“Fatkeqësisht, tek ne vrasjet e fundit që kanë ndodhur na tregojnë se në Kosovë ka armë ilegale të cilat janë në duar të popullatës. Shumica e armëve që qarkullojnë në Kosovë janë armë pa leje dhe problemet të cilat janë trashëguar më herët dhe personat të cilët kanë të kaluar kriminale, familjet të cilat kanë pasur edhe ngatërresa”, ka thënë Brajshori.

Ndër të tjera, Drizan Shala ka thënë se institucionet e Kosovës do të duhej të gjenin një modalitet se si të procedohen tutje këto veprime.

“Institucionet e Kosovës (Policia, Këshilli Porokurorial, Gjyqësor) do të duhej të gjenin një modalitet se si t’i procedojnë këto veprime, të cilat në anën tjetër po japin pasiguri mbi punën e institucioneve të sipërshënuara. Ne duhet të trajtojmë aspektin e etiologjisë se problemit si dhe mënyrën e fenomenologjisë dhe ku atëherë i kemi këto pika kryesore mund të thuhet dhe të nxjerret ‘crime mapping’ hartëzimi i krimit, dhe tek atëherë, në aspektin preventiv, mund të marrim mësimin adekuat për veprime të tjera institucionale”, ka thënë Shala.

Ndërsa, sociologu Brajshori ka thënë se përveç sigurisë, e rëndësishme është të ketë edhe një mirëqenie të mirë apo një status të mirë socio-ekonomik.

“I kemi parë vrasjet e fundit, personat me të kaluar kriminale, peronat të cilët janë persona të cilët kryejnë vrasje, dhe për këto vrasje fajin e bartin indirekt organet kompetente, përkatësisht gjyqësia, e cila i lë të lirë këta persona. Në këtë mënyrë kemi vrasje të shumta kohëve të fundit dhe ka humbur shpresa e të gjithëve e, sidomos, e rinisë, të cilët modemos kërkojnë që të migrojnë në shtetet jashtë Kosovës për arsye se janë të shtyrë nga faktori tërheqës ku do të mund të shkonin në shtetet ku ka siguri, shëndetësi dhe arsimim më të mirë”, ka theksuar Brajshori.

Jeton Brajshori, sociolog

Më tej, ai ka thënë se “çdo gjë fillon nga familja, duhet pasur fillimisht komunikim të mjaftueshëm me familjen ndërmjet prindërve dhe fëmijëve të tyre. Për këtë arsye, kur fëmijët kanë komunikim të mirëfilltë me prindërit e tyre, atëherë shumica e gjërave kur ata të rriten e krijojnë personalitetin e tyre, nuk do të ndodhin për shkak se e dinë se cilat janë këto dukuri negative të cilat mund t’i shpien ata në një rrugë pa kthim”.

“Të rëndësishme janë kampanjat senzibilizuese sa i përket armëmbajtjeve pa leje, për arsye se kemi pa disa kampanja, mirëpo kanë qenë jo fort të përhapura. Kampanjat duhet të përqëndrohen në shkolla fillore dhe të mesme, në mënyrë që kur ka këso lloj kampanje, përveç nxënësve, aty të marrin pjesë edhe prindërit e tyre dhe së bashku të diskutohet dhe të shihet se si është gjendja e personave të cilët kanë bërë veprime të tilla të ndryshme gjatë rinisë së tyre”, ka përfunduar Brajshori.

Ndryshe, Kosova ka përjetuar një valë të dhunës me dhjetëra vrasje gjatë 9 muajve të fundit të vitit, nga 1 janari i vitit 2023, deri më datën 20 shtator të vitit 2023. Më poshtë mund t’i lexonin të gjitha vrasjet që kanë ndodhur nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Më datën 20 shtator të vitit 2023, një person është vrarë në fshatin Banjë të Malishevës

Më datën 11 shtator të vitit 2023, fëmijës 4-vjeçar para syve të tij i është vrarë babai, ndërsa nëna i ka mbetur e plagosur në Podujevë

Më datën 3 shator të vitit 2023, një person në Prizren është vrarë para syve të familjes së tij

Më datën 31 gusht të vitit 2023, Policia e Kosovës i arreston katër të  dyshuar  për vrasjen në Malishevë

Më datën 10 gusht të vitit 2023, në Skenderaj, është vrarë një 39-vjeçar dhe janë plagosur tre të tjerë

Më datën 7 gusht të vitit 2023, është vrarë një person në Klinë me armë zjarri, ku viktima dhe i dyshuari kishin lidhje familjare

Më datën 5 gusht të vitit 2023 kishte ndodhur një vrasje në “Bon Vivant”, po në të njëjtën ngjarje kishin mbetur te plagosur 6 të plagosur e 10 të tjerë të lënduar

Më datën 2 gusht të vitit 2023 ishte vrarë shtetasja argjentinase në Fushë-Kosovë, nga i dashuri i saj

Më datën 21 korrik të vitit 2023 ishte vrarë një person i moshës 17- vjeçare në Viti

Më datën 25 qershor të vitit 2023,  kishte ndodhur një vrasje për tokë në Gjakovë, i dyshuari thotë se dy vëllezërit i vrau në vetëmbrojtje

Më datën 14 prill të vitit 2023 një grua ishte ekzekutuar në Pejë, kurse i dyshuar ishte djali i saj

Më datën 24 janar të vitit 2023, në Kaçanik nga Policia e Kosovës ishte gjetur një burrë i moshës 48-vjeçar i vrarë në veturën e tij.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika