Studentët e Fakultetit të Shkencave Politike (FPN) në protestë para redaksisë së mediumit ‘Informer’ në Beograd kanë thënë se nga ky medium po sulmohen në vazhdimësi.

Ata gjithashtu kanë thënë se janë bërë shënjestër e këtij mediumi dhe gënjeshtrave që po përhapen përmes televizionit dhe gazetës Informer raporton Danas përcjell Dukgjini.

Protesta e titulluar “Dezinformator” është parashikuar të zgjasë nga ora 14:00. deri në orën 20:00, ndërsa qytetarët do të kenë mundësinë të nënshkruajnë një peticion kundër punës së Informer.

”Ne ju sollëm ushqimin tuaj të preferuar, sanduiçët. Dilni dhe ndihmoni veten. Kemi sjellë edhe ujë që të mos “dehidratohen” nga gënjeshtrat, bërtisnin studentët”.

Nga ana tjetër, Ministri serb i Mbrojtjes Bratislav Gashiq u bëri thirrje studentëve që menjëherë të ndalojnë bllokimin e objektit “Informer”, duke u thënë atyre se për drejtësinë dhe demokracinë nuk mund të luftohet me mjete ilegale dhe jodemokratike.