5 të vdekur nga aksidentet, Haradinaj apelon te Policia: Të jenë të pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka apeluar tek Policia e Kosovës që të jetë vigjilente dhe e pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me aksidentet që po ndodhin në vend.

Haradinaj u është drejtuar qytetarëve duke thënë se “Mos e humbni jetën dhe mos i merrni jetën askujt në komunikacion”.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i përcjell lajmet për tragjeditë në komunikacion, të cilat rezultuan me humbje jete, fatkeqësisht. Apeloj te çdo pjesëmarrës në komunikacion për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave. Nuk është vetëm jeta juaj në lojë, por edhe jeta e të tjerëve!”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka apeluar tek Policia e Kosovës që të jetë vigjilente dhe e pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë.

“Bashkëndjejmë me familjet e viktimave, lutemi për shërim sa më të shpejtë të lënduarve!”.

Të shtunën e 16 shtatorit, brenda 5 orëve në Kosovë ndodhën tri aksidente të rënda, si pasojë e tyre vdiqën pesë persona.

Lexo dhe: 5 orë të zeza për Kosovën: Tri aksidente në Prishtinë, Pejë e Podujevë, 5 të vdekur

Aksidentet kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë dhe Podujevë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika