62 vjet burgim për të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar gjashtë të akuzuar me burgim deri në 62 vjet për dhunimin e një 11-vjeçareje, duke shpallur një të akuzuar fajtor me 12 vjet burgim dhe të tjerët me 10 vjet secili, ndërsa njëri nga të pandehurit është liruar nga aktakuza për veprën penale "dhunim"

Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur dënimin për gjashtë të akuzuarit në rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje, me dënime që shkojnë deri në 62 vjet burgim.

“Të akuzuarit B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga gjykata, pasi të njëjtit veç e veç kanë kryer veprën penale të Dhunimit, ashtu që i akuzuari  B.RR është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) viteve, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R  janë dënuar në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vitesh,  secili veç e veç”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Avokatja e viktimës, Kimete Krasniqi, ka bërë të ditur për Dukagjinin detajet e vendimit të gjykatës.

Sipas saj, nga shtatë të akuzuarit, njëri është liruar për shkak të mungesës së provave, ndërsa të tjerët janë dënuar me aktgjykim meritues.

“Vetëm njëri është liruar në mungesë të provave, ndërsa të tjerët janë dënuar me aktgjykim meritues, njëri prej tyre shpallur fajtor dhe është dënuar me 12 vjet burgim, ndërsa të tjerët janë dënuar me nga 10 vjet burgim”, ka thënë avokatja Krasniqi.

Një prej tyre është shpallur fajtor dhe dënuar me 12 vjet burgim, ndërsa gjashtë të tjerë janë dënuar me nga 10 vjet burgim secili.

“I akuzuari G.S është liruar nga aktakuza për veprën penale të Dhunimit, i pandehuri D.RR është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit, i pandehuri F.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimi, si dhe i akuzuari E.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit”, thuhet tutje në vendim.

Ndërsa, të akuzuarve  B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S dhe M.R. iu është caktuar masa e paraburgimit deri ne plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Krasniqi gjithashtu ka raportuar për gjendjen e viktimës, e cila aktualisht ndodhet në strehimore dhe po merr trajtimin e nevojshëm nga institucionet përkatëse, megjithëse gjendja e saj vazhdon të jetë e rëndë.

Të akuzuarit janë obliguar të kompensojnë shpenzimet e procedurës penale, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për kërkesën pasurore.  Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lexo edhe: Viti 2022 në Kosovë, vit me raportime të shpeshta të ngacmimeve seksuale dhe dhunimeve

Rasti i dhunimit dyshohet se është kryer në një park të qytetit më 27 gusht.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika