Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka prezantuar Master Planin për zhvillimin e Bjeshkëve të Junikut në kuadër të Konferencës për Zhvillimin e Turizmit Lokal.
Gjatë prezantimit, Shehu theksoi rëndësinë e këtij plani si një vizion gjithëpërfshirës për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës, duke u fokusuar në turizmin malor, agroturizmin dhe aktivitetet sportive në natyrë.
Plani është hartuar nga kompania EPODE me përkrahjen e organizatës SWISSCONTACT dhe Ambasadës së Zvicrës në kuadër të programit PPSE.
Synimi kryesor i projektit është të transformojë Junikun në një destinacion atraktiv për investitorët, duke ruajtur njëkohësisht pasuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të rajonit ka shkruar Shehu në Facebook.